Shendet

Mjekët në dilemë: Të përdorim apo jo antibiotikët?

Zbulimi i antibiotikëve në vitet 1920 ka kontribuar për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme dhe tani ky medikament, përdoret më gjerësisht se kurrë më parë. Arsyeja kryesore që sjell përdorimin e antibiotikëve është pikërisht kurimi nga infeksionet bakteriale. Ky medikament merret zakonisht gjatë gjithë kohës, deri sa pacientët të jenë të pastruar nga infeksioni. Por, pavarësisht se është përdorur për dekada, në dimë shumë pak për mënyrën se si antibiotikët ndikojnë në trupin tonë përtej shkatërrimit të baktereve.
Përdorimi i antibiotikëve është veçanërisht i rëndësishëm në vendet e varfra, ku njerëzit vdesin nga infeksionet çdo ditë. Në këto vende, antibiotikët mund të jepen parapara se njerëzit të sëmurën dhe përdoren për një kohë shumë të gjatë. Doza mbrojtëse e antibiotikëve është testuar për fëmijët me HIV, kequshqyerje dhe rrezik të lartë infeksioni, duke treguar se sjell përfitime të mëdha shëndetësore.
Në të njëjtën kohë, përdorimi i tepruar i antibiotikëve mund të shkaktojnë edhe fenomenin e “rezistencës antimikrobike”, që do të thotë që antibiotikët nuk mund të pastrojnë më infeksione të zakonshme. Sipas Claire D Bourke, studiuese në qendrën hulumtuese Sir Henry Dale Postdoctoral Research, kjo na bën të mendojmë. Si ta balancojmë nevojën për të mbrojtur popullsinë vunerabël tani që bota është edhe më e rrezikuar nga infeksionet?

Hulumtime të shumta kanë treguar se disa antibiotike kane efekte të tjera të cilat janë nënvlerësuar më parë.
Më shumë se gjashtë dekada më parë, studiuesit vunë re se disa antibiotikë kishin efekte të dobishme, por që nuk vranë bakteriet. Kur njëri nga antibiotikët e parë, prontosil, iu shtua gjakut, ai krijoi qeliza imune për kapjen e baktereve. Në një tjetër eksperiment, minjtë e trajtuar me trimetoprim antibiotik para një transplantimi të lëkurës, ishin më të shëndetshëm se minjtë e patrajtuar. Këto eksperimente tregojnë se antibiotikët mund të ndikojnë edhe më tej në sistemin imunitar. Kohët e fundit, një rishikim i 10 studimeve klinike të përdorimit oral të antibiotikut, tregoi se trajtimi antibiotik nxiti rritjen e fëmijëve.
“Ne gjithashtu e shohim këtë fenomen në rritjen e kafshëve që janë trajtuar me antibiotikë, në ferma të ndryshme. Rritja nuk u përmirësua vetëm për fëmijët me sëmundje infektive, por edhe për ata me kequshqyerje, ku një sistem imunitar tepër aktiv dhe një ilaç jo i shëndetshëm pengojnë rritjen e shëndetshme,” thotë Claire D Bourke.
Sipas Bourke, nuk kuptohet plotësisht se si funksionojnë përfitimet shëndetësore të antibiotikëve, por ato do të vazhdojnë të kenë përfitime shëndetësore, pavarësisht rezistencës antimikrobike.

“Për shembull, Cotrimoxazole është një antibiotik që promovon shëndetin dhe jetëgjatësinë, edhe pse shumë prej baktereve që përdoren për të vrarë janë rezistente. Cotrimoxazole shpesh u jepet personave me HIV, për të qetësuar dhimbjet. Infeksionet dhe inflamacionet e vazhdueshme (aktivizimi i vazhdueshëm i qelizave imune) e bëjnë sëmundjen edhe më të rënduar. Një hulumtim i fundit ka treguar se cotrimoxazole, mund të përmirësojë shëndetin e fëmijëve HIV-pozitiv, duke bllokuar inflamimin e vazhdueshëm. Në studim u bënë pjesëmarrës disa fëmijë në Ugandë dhe Zimbabve të cilët ishin të sëmurë me HIV-pozitivë dhe kishin marrë ilaçe antiretrovirale dhe cotrimoxazole çdo ditë, u ndanë në dy grupe. Një grup vazhdoi të marrë cotrimoxazol, ndërsa grupi tjetër u ndal. Të dy grupet vazhduan të marrin medikamentet e tyre antiretrovirale, për ta mbajtur nën kontroll virusin” shtoi ajo.
Të dhënat treguan se grupi që përdori vazhdimisht cotrimoxazole, uli inflamacionin e dëmshëm në gjak dhe në zorrë. Kjo gjë nuk ndodhi për shkak të simptomave më të ulëta infektive, ose se kishin më pak baktere. U zbulua se cotrimoxazole kishte reduktuar inflamacion në tre mënyra të reja. Duke vrarë një grup të baktereve të zorrëve të quajtur streptokoket, të cilat shkaktojnë inflamacion të zorrëve. Duke reduktuar direkt aktivizimin e dëmshëm të qelizave imune të gjakut, ose duke bllokuar sinjalet inflamatore nga qelizat e zorrëve.

Studime të shumta janë një shembull i shumë mënyrave që antibiotikët mund të promovojnë shëndetin përtej mundësisë së infeksioneve. Gjithashtu, ky medikament ka treguar se mund të kenë edhe efekte negative, kështu që përballemi përsëri me dilemën e përdorimit të antibiotikëve, për t’i marrë apo për të mos i marrë ato.
“Për antibiotikë të tillë si cotrimoxazole, përdorimi i vazhdueshëm mund të justifikohet nga efektet e tij të kombinuara mbi infeksionet dhe sistemin imunitar, të cilat çojnë në përfitime të konsiderueshme shëndetësore për fëmijët me HIV pozitiv. Vendimet për përdorimin e antibiotikëve të tjerë për sëmundje të ndryshme në vendet e varfra, duhet të marrin parasysh përfitimet dhe rreziqet e tyre,” shprehet D Bourke.
Ndër të tjera ajo thotë se efektet anësore të antibiotikëve të shikuara në këto studime tregojnë se kompanitë farmaceutike, duhet të realizojmë përshkrimin e tyre të kuptueshëm për të gjithë.
“Jo çdo antibiotik është i përshtatshëm për çdo situatë, por ne vetëm po fillojmë të kuptojmë pse. Për të udhëzuar zgjedhje më të mira antibiotike, mjekët duhet të shohim më thellë sesa vetëm efektet e tyre mbi infeksionet. Meqë përdorimi i antibiotikëve vazhdon të zgjerohet dhe të ndryshohet në mbarë botën, është koha që të hulumtojmë më shumë për këtë medikament,” shton Brouke. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë