Bota

Mitsotakis fiton në Greqi, por s’mjafton: Zgjedhje të reja në qershor për të qeverisur vetëm

Gazeta Si - Zgjedhjet politike në Greqi me gati dhjetë milionë qytetarë të thirrur në votime, kanë rikonfirmuar besimin tek kryeministri Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë konservatore të Nea Demokracisë.

Një “fitore e qartë”, edhe më e lartë se pritshmëritë e nxjerra nga sondazhet, por që mund të mos jetë e mjaftueshme për të formuar një qeveri njëpartiake pa iu drejtuar një koalicioni të mundshëm.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, Nd fitoi 40,8% të votave dhe 146 mandate, Syriza 20,06% dhe 71 mandate, Pasok 11,57% dhe 41 mandate dhe Partia Komuniste KKE me 7,19% dhe 26 mandate.

Burime në partinë e tij, sqaruan menjëherë se Mitsotakis synon të heqë dorë nga një mandat eksplorues për t'u rikthyer në qendrat e votimit më 25 qershor, me një sistem zgjedhor që mund t'i garantojë atij një shumicë më të sigurt.

“Të dhënat nga sondazhet janë të qarta: mesazhi është që Nea Demokracia është autonome”, konfirmoi kryeministri duke shpjeguar se “sistemi proporcional të çon në rrugë pa krye”.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të tregojmë se ajo që kërkuan qytetarët, vetëmjaftueshmëria e Nea-Dmokracisë, do të vërtetohet matematikisht”.

Ndërkohë, ish-kryeministri grek në krye të partisë së majtë Syriza, Alexis Tsipras, i telefonoi Mitsotakis për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje.

"Rezultati i zgjedhjeve është jashtëzakonisht negativ për Syrizën. Unë kontaktova Mitsotakis dhe e përgëzova për fitoren e tij. Ndeshjet kanë edhe fitore edhe humbje. Organet tona kolegjiale do të mblidhen menjëherë për të vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë