Shendet

Mitet mjekësore që askush nuk duhet t’i besojë më

Ju mund të mendoni se këshillat standarde mjekësore janë mbështetur gjithnjë në kërkime shkencore, por studiuesit kanë zbuluar kohët e fundit se pothuajse 400 praktika rutinë nuk janë të vërteta pasi janë vërtetuar nga studimet e botuara në revistat kryesore. Më shumë se 3000 studime të botuara nga viti 2003 deri në vitin 2017 në revistën “JAMA” dhe “The Lancet” dhe më pas nga viti 2011 dhe 2017 në revistën “New England Journal of Medicine”, arritën të “ndryshonin disa ide për mjekësinë”. Ekspertët thonë se këto janë disa ide që duhen hequr nga mendja e njerëzve dhe e mjekëve kryesisht.
Më poshtq janë disa ide të cilat deri tani i kemi ditur gabim.
– Alergjia e kikirikut vjen që në fëmijëri, për shkak të ekspozimit ndaj tyre para moshës 3-vjeçare.
Përgjithësisht pediatrët i këshillojnë prindërit t’i mbajnë larg fëmijët e tyre nga kikirikët për tre vitet e para të jetës, pasi mendohej se fëmijët e ekspozuar ndaj kikirikëve kanë rrezik më të madh të kenë alergji nga kikirikët dhe prodhime të tjera të ngjashme me ta, por kjo gjë është një mit tepër i gabuar.

– Vaji i peshkut nuk zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Për një moment kur mendoni se vaji i peshkut do të parandalojë problemet e zemrës, kjo duket logjike. Prej kohësh është thënë që njerëzit të cilët përdorin vajin e peshkut, kanë më pak rrezikshmëri për sëmundjet e zemrës. Vaji i peshkut, përmban acide yndyrore omega 3, që i shton nivele të ulëta të triglicerideve e kështu acidet yndyrore thuhet se reduktojnë inflamimin, një tipar kyç i problemeve të zemrës. Por një studim i fundit që përfshiu rreth 12.500 njerëz të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, ka treguar se shtresat omega 3 nuk mbrojnë njerëzit nga sëmundjet e zemrës.

– Vajzat që luajnë me kukulla kur janë të vogla do të jenë nëna më të kujdesshme
Ideja se vajzat do të mësojnë të kujdesen për një fëmijë ndërkohë që luajnë me kukulla në moshë të vgël nuk është e vërtetë. Një studim psikologjik, që përfshiu rreth 1000 gr në Britaninë e Madhe ka treguar se vajzat që luajnë me kukulla në fëmijëri, kanë gjasa më shumë të mos bëhen nëna në të ardhmen.

-Xhingo biloba nuk ndikon në mirëqenien mendore
Një preparat i bërë nga gjethet e pemës xhingo, është përdorur gjerësisht në mjekësinë e lashtë kineze, si një medikament që do të mundësojë mirëqenien e shëndetit mendor. Një studim i madh i botuar në vitin 2008, përfundimisht tregoi se preparati është i padobishëm për këtë qëllim. Megjithatë, bima është ende shumë e shtrenjtë në treg dhe njerëzit nuk e kanë kuptuar mesazhin.

– Trajtimi i testosteronit nuk ndihmon që burrat e moshuar të ruajnë kujtesën e tyre
Disa njerëz kanë nivele të ulëta të problemeve të testosteronit dhe kujtesës. Studimet e hershme kanë lënë të kuptohet se meshkujt e moshës mesatare me nivele më të larta të testosteronit, duket se kishin edhe një kujtesë më të mirë. Por një studim i madh klinik tregoi se testosteroni nuk ka lidhje me fenomenin e humbjes së kujtesës tek burrat.

– Aplikacionet e ndryshme nuk ju ndihmojnë të humbni peshë
Në një studim me 470 njerëz ekspertët kuptuan se asnjë aplikacion që shënonte hapat tuaj gjatë ecjeve, qofshin këto të gjata apo të shkurtra, nuk ndihmonin në djegien e kalorive e si për rrjedhojë më pas në humbjen e peshës.

– Nëse një grua shtatzënë i plasin ujërat përpara kohe, foshnja duhet të lindë menjëherë
Prej kohësh mjekët dhe njerëzit kanë menduar se nëse një gruaje shtatzënë i “plasin” ujërat dhe lëngu aminoatik derdhet, fëmija duhet të lindë menjëherë. Mjekët prej kohësh janë shqetësuar se bakteret do të pushtonin ambientin steril rreth fetusit, duke shkaktuar infeksion, e kështu ata sugjeronin një lindje të parakohshme. Por studimet kanë treguar se nëse gruaja mbas kësaj ngjarje është në monitorimin e mjekëve, fetusi nuk ka rrezik për të marrë infeksion. Dhe të vegjlit e lindur para kohe për këtë shkak kishin rrezikshmëri të lartë vdekje dhe më tepër shqetësime respiratore./The Independent/

 

Më Shumë