Analize

Misteri, përse koronavirusi po vret çdo ditë të rinj të shëndetshëm?

Kur 30-vjeçari Ben Luderer filloi të kishte probleme me frymëmarrjen, nuk ishte aq i befasuar. Vetëm disa ditë më parë, gruaja e tij, Brandy, kishte testuar pozitive me koronavirus, por ndryshe nga ai, ajo nuk kishte shumë simptoma.

Brady kishte një temperaturë gati normale dhe pak dhimbje koke. Ai nuk ishte aq i shqetësuar, as kur filloi të ndjehej keq sepse ata ishin të rinj dhe të shëndetshëm. Sidoqoftë, për Benin, një mësues nga Nju Xhersi, simptomat erdhën duke u bërë më të rënda. Ai kishte shumë gulçim, ethe, kollë të thatë dhe u detyrua të shkonte në urgjencë.

“Në spital, Beni mori oksigjen dhe ndenji për disa orë nën kujdesit ndaj mjekëve”, tha Brandy. Ata i dhanë lëngje dhe Tylenol dhe më pas e dërguan në shtëpitë njëjtën mbrëmje,” thanë ata.

“Një javë më pas, ai po ndihej më mirë dhe po tregonte shenja përmirësimi”, tha e shoqja. “Ai doli nga shtrati dhe hëngri darkën për herë të parë.”

 Sidoqoftë, atë natë, iu rikthyen të gjitha simptomat.

“Beni gjithmonë thoshte që netët ishin më të këqijat për të,” tha Brandy. “Ishte veçanërisht e vështirë të merrte frymë.”

Brandy dhe Ben Luderer

Atë natë, Beni ndërroi jetë. Vdekja e tij mbeti me një mister. Brandy e dinte se burri i saj ishte infektuar, por si ishte e mundur që një 30-vjeçar i ri, i shëndetshëm të ndërronte kaq shpejt?

Historia e Ben Luderer është një nga të shumtat që ka habitur mjekët në të gjithë globin. Pse ndodh që disa të rinj sëmuren dhe vdesin kaq papritmas?

Është e vërtetë që Covid-19 duket se prek më seriozisht njerëzit e moshuar, veçanërisht ata me probleme shëndetësore para-ekzistuese siç janë sëmundjes e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe diabeti. Mund të jetë e mundur që sistemi imunitar i një personi të moshuar mund të mos jenë në gjendje të luftojnë kundër sëmundjes, dhe virusi mund të përhapet më lehtë, duke mposhtur trupin dhe duke shkaktuar dëmtim të shumëfishtë të organeve.

E megjithatë, ndërkohë që ekspërtët fillojnë të shohim më thellë dhe dëgjojnë më shumë histori, po bëhet e dukshme që ka shumë njerëz si Beni, të cilët janë më të rinj, por humbin jetën pasi preken nga virusi. Edhe 39-vjeçari Conrad Buchanan, një DJ i shëndetshëm nga Florida, gjithashtu vdiq pasi nga koronavirusi pavarësisht se nuk kishte as edhe një problem shëndetësor.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se kjo sëmundje e re, nuk ishte thjesht një virus që prekte vetëm personat e moshuar. Është bërë e qartë se të rinjtë dhe të shëndetshmit nuk janë aspak imun ndaj këtij infeksioni. Të dhënat e hershme të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tregojnë se në 2.449 pacientë, 18% ishin midis moshës 45 dhe 54, dhe 29% ishin midis 20 dhe 44 vjeç.

“Njerëzit e rinj kanë shumë më pak të ngjarë të vdesin, por ekziston një model i pazakontë që duket se po shfaqet”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për epideminë, Anthony Fauci, duke theksuar se kjo është ajo që e bën koronavirusin një “sëmundje të pazakontë”.

“Ka diçka tjetër që po ndodh dhe shpresojmë se do ta kuptojmë”, shtoi ai.

Atëherë, çfarë mund të qëndrojë pas saj? Shkencëtarët dhe studiuesit pyesin nëse përgjigja mund të qëndrojë në gjenet tona, duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë i dallon njerëzit që shfaqin simptoma të lehta nga ata që vdesin.

Një mundësi është një variacion gjenesh në gjenin ACE2. Ky i fundit është një enzimë që i bashkëngjitet sipërfaqes së jashtme të qelizave në mushkëri, si dhe zemrës. Në një artikull në revistën Science, Imunologu Dr Philip Murphy nga Instituti Amerikan i Sëmundjeve Infektive tha se “variacionet në gjenin ACE2 mund ta bëjnë më të lehtë ose më të vështirë që virusi të futet në qelizat e mushkërive”.

Studiues të një universiteti që kryejnë testin e laboratorit për të gjetur sekuencën gjenomike të koronavirusit të lidhur me Sars në Prill 2003. Gazeta “Si”, 31 mars 2020

Është gjithashtu e mundur që një përbërës kritik i prodhuar nga trupi, i njohur si surfaktant, i cili lejon që mushkëritë të zgjerohen dhe të kontraktohen, të pakësohet tek disa pacientë të infektuar me koronavirus. Nëse i krahasoni mushkëritë tuaja me një sfungjer, imagjinojeni surfaktanti si pastruesin e tyre. Pa surfaktant, mushkëritë bëhen të ngurta.

Një rrugë tjetër që ndiqet është të kuptojmë më mirë sesi sistemi imunitar i trupit reagon në radhë të parë ndaj viruseve dhe baktereve. Tek disa njerëz të rinj, të shëndetshëm, një sistem imunitar shumë reaktiv mund të çojë në një stuhi inflamatore masive që mund të dëmtojë mushkëritë dhe organet e tjera.

Në këto raste, problemi nuk është një sistem imunitar i dobët, është fakti që funksionon shumë mirë. Disa mjekë të vijës së parë të betejës kanë spekuluar se kjo është arsyeja pse steroidet, të cilat dobësojnë sistemin imunitar, duket se ofrojnë ndihmë për disa njerëz.

Ndoshta një tjetër arsye është se disa të rinj më të shëndetshëm kanë qenë më pak të zellshëm për të respektuar distancën fizike, duke menduar se janë të paprekshëm nga kjo sëmundje dhe si rezultat janë ekspozuar ndaj ngarkesave virale shumë të mëdha.

Tani për tani, pa marrë parasysh moshën tuaj ose problemet shëndetësore që mund të keni, këshilla mbetet e njëjtë. Qëndroni në shtëpi, lani duart dhe zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj virusit sa më shumë që të jetë e mundur. Edhe nëse keni simptoma të buta, është ndoshta më mirë që të qëndroni në shtëpi për tu rikuperuar.

Por nëse keni probleme me frymëmarrjen, dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks, konfuzion të papritur ose dhimbje muskujsh, ju lutemi, është koha për të shkuar në spital.

Më Shumë