Media Galeri

Miss Universe\ Konkurentet pozojnë në Detin e Vdekur

Konkurentet e Miss Universe kanë kaluar një ditë në Detin e Vdekur pasi iu dha leja për të hyrë në Izrael për finalen, pavarësisht ndalimit të udhëtimit për të huajt për shkak të Covid-19.

Mbretëreshat e bukurisë nga rreth 80 vende, mes tyre edhe Shqipëria që përfaqësohet nga Ina Dajci do të marrin pjesë në raundet paraprake këtë javë përpara finales live në Eilat më 12 dhjetor.

Edhe pse Izraeli njoftoi se do të ndalojë të huajt të hyjnë në vend, do të zgjasë karantinat për qytetarët dhe banorët që kthehen nga jashtë, konkurrenteve të Miss Universe iu dhanë përjashtime për të qenë në gjendje të hynin në vend pa ndonjë nevojë për karantinë.

Ministri i turizmit, Yoel Razvozov sugjeroi se mbretëreshat e bukurisë mund t’i nënshtrohen testeve PCR çdo 48 orë.

Miss Franca, Clémence Botino, është detyruar të qëndrojë në karantinë për 10 ditë në një hotel pasi rezultoi pozitive me Covid-19 në mbërritje. Mendohet se ajo do të shërohet në kohë për të konkurruar në emisionin live.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë