Mode

Miss Universe do të mbahet pavarësisht Omicron

Izraeli do të presë konkursin e bukurisë Miss Universe në Eilat më 12 dhjetor, pavarësisht vendosjes së kufizimeve në përpjekje për të shmangur variantin më të ri të Omicron.

Të shtunën, Izraeli njoftoi se do të ndalojë të huajt të hyjnë në vend, do të zgjasë karantinat për dhe banorët që kthehen nga jashtë dhe do të rivendosë përdorimin e aplikacioneve në celulare, krijuar për të gjurmuar infeksionet.

Megjithatë, Yoel Razvozov, Ministri i Turizmit të Izraelit tha të dielën se do të ketë përjashtime për pjesëmarrësit e Miss Universe ndërsa do t'i nënshtrohen testit PCR çdo 48 orë dhe masave të tjera paraprake.

"Kjo është një ngjarje që do të transmetohet në 174 vende, një ngjarje shumë e rëndësishme, një ngjarje për të cilën Eilat gjithashtu ka shumë nevojë", u tha ai gazetarëve përpara mbledhjes javore të kabinetit, ku ministrat do të votonin mbi masat anti-Omicron.

Ndërkohë, ministrja e ministrisë së shëndetësisë Sharon Alroy-Preis tha se Izraeli po hartonte një plan sigurie për Miss Universe dhe mund të kufizojë vetëm pranimin në konkurs nga vendet që konsiderohen të jenë me rrezik të lartë.

Izraeli tashmë ka konfirmuar një rast Omicron në një turiste nga Malavia.

Në një përpjekje për të gjetur transmetuesit e rinj të mundshëm të Omicron dhe për të shmangur shpërthimet, Ministrja tha se të gjithë pjesëmarrësit do të jenë në mbikëqyrje gjatë gjithë kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë