Mode

Miss Eco Teen International, vajza nga Shqipëria fiton ‘Miss buzëqeshja’

Në Egjipt është mbajtur Miss Eco Teen International 2021 ku një nga vendet pjesëmarrëse është edhe Shqipëria prej disa vitesh. Miss Shqipëria, Klarisa Cuka është shpallur Miss Buzëqeshja.

Përfaqësuesja vietnameze Vu Huyen Dieu ishte fituesja e eventit duke u bërë Miss Eco Teen International 2021.

Vu Huyen Dieu, fituesja e Miss Eco Teen International

Për sa i përket renditjes, kandidatja nga Shtetet e Bashkuara u rendit në vendin e parë, nga Belgjika në vendin e dytë dhe konkurrentja nga Egjipti u rendit në vendin e tretë.

Miss Eco Teen International është një konkurs ndërkombëtar bukurie që synon të fuqizojë të rinjtë, të krijojë vetëdije më të madhe dhe të ketë ndikim, përmes temës së mbrojtjes së mjedisit.

Ngjarja bashkon adoleshentet nga e gjithë bota, me qëllimin kryesor të zgjedhjes së Mbretëreshës së ardhshme Adoleshente për të përfaqësuar adoleshentët në mbarë botën, duke promovuar gjithashtu përgjegjësinë mjedisore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë