Joel Sartore, një fotograf amerikan dhe themelues i kategorisë së Fotove të National Geographic, ka krijuar një sfidë me veten për të dokumentuar 20.000 specie në të gjithë botën.
Deri më tani Sartore ka fotografuar 13.000 specie në 16 vite.
Sartore filloi të fotografonte specie jashtë habitatit të tyre natyror. Ai vizitoi kopshtet zoologjike, akuariumet dhe qendrat e rehabilitimit dhe fotografoi portrete të kafshëve individuale në një sfond të bardhë ose të zi, njësoj si një xhirim tipik në studio.








“Kjo eliminon shpërqendrimet dhe ju lejon t’i shikoni në sy dhe të shihni se aty ka bukuri të madhe dhe inteligjencë dhe se ia vlen të mos i vrisni”, tha ai.
Reagimi ka qenë vërtet i madh. Sartore ka më shumë se 1.6 milionë ndjekës në Instagram dhe një seri librash më të shitur të Photo Ark. Imazhet e tij ikonike janë projektuar në Empire State Building në Nju Jork dhe në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




