Ngjarje

Guri misterioz i Xhuxhas vjen në Tiranë

Guri me mbishkrime, i pretenduar prehistorik që u gjet para disa ditësh në fshatin Xhuxha në Fan të Mirditës është transferuar në Tiranë.

I zbuluar vetëm pak ditë më parë gjatë një gërmimi për nxjerrje gurësh dekorativ, ky objekt tërhoqi vëmendjen, pasi nga banorët e zonës pretendohet se është antik.

LEXO EDHE: Enigma e Gurit në fshatin Xhuxha- Shenjat e shqiptarit të lashtë

Fillimisht nga banorët është bërë kërkesë që guri të mos largohet nga vendi ku u zbulua. Ata kërkonin që ai të mbrohej dhe të shpallej monument kulture.

Por duke pasur parasysh kushtet e vështira klimaterike dhe terrenin shumë të thyer, autoritetet lokale kanë vendosur që ta marrin atë në kryeqytet për ta mbrojtur.

Edhe banorët më pas u bindën se për ta ruajtur sa më mirë këtë gur, ai duhej të transferohej në Tiranë, ku do të mund t’i shpëtojë kushteve atmosferike që mund të çojnë në shkatërrimin e mbishkrimeve.

Gjithashtu në Tiranë ky gur do i nënshtrohet analizimit për të përcaktuar moshën e mbishkrimeve në të.

 

Më Shumë