Shendet

Miratohet vaksina me një dozë e Johnson&Jonhson

Rregullatorët e medikamenteve në SHBA, kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën e vetme të Johnson & Johnson të koronavirusit, vaksinën e tretë që autorizohet në vend.
Vaksina është vendosur të jetë një alternativë me kosto efektive ndaj vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe mund të ruhet në një frigorifer në vend me temperatura normale. Provat treguan se ajo parandalonte agravimin e sëmundjes dhe ishte 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara.
Vaksina është krijuar nga firma belge Janssen dhe kompania ka rënë dakord të sigurojë 100 milion doza deri në fund të Qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion që nga java tjetër.
Mbretëria e Baahkuar, BE dhe Kanada gjithashtu kanë porositur doza dhe 500 milion doza janë porositur gjithashtu përmes formacionit Covax për të furnizuar kombet më të varfra.
Presidenti Joe Biden tha se ky është "një lajm emocionues për të gjithë amerikanët dhe një zhvillim inkurajues", por paralajmëroi se "lufta nuk ka mbaruar".

Autorizimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) erdhi pasi një komitet i jashtëm ekspertësh mbështetën unanimisht vaksinën të Premten. Rezultatet nga provat e kryera në SHBA., Afrika e Jugut dhe Brazil treguan se ishte më shumë se 85% efektive në parandalimin e sëmundjes serioze dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta:Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë