Për herë të parë në jetën e saj gati shekullore, Minnie Mouse do të shtojë një kostum pantallonash në gardërobën e saj dhe nuk do të jetë vetëm një palë pantallona të vjetra të përshtatura, por një siluetë ikonike nga stilistja britanike Stella McCartney.
Edhe pse ky lajm ka dalë që tani dhe po qarkullojnë në internet veshjet, një pamje e plotë do të zbulohet në mars për të përkujtuar dy data të ndryshme: Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 30-vjetorin e Disneyland Paris. Një deklaratë për shtyp në lidhje me projektin tha se McCartney u zgjodh për të krijuar pamjen për shkak të “trashëgimisë së saj të lidershipit femëror”, si dhe përkushtimit të saj ndaj qëndrueshmërisë.
“Minnie ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, tha McCartney në një video për shtyp.
“Ne ndajmë të njëjtat vlera dhe ajo që më pëlqen tek Minnie është se ajo personifikon lumturinë, vetë-shprehjen, autenticitetin… plus ajo ka një stil kaq të mrekullueshëm”.

Pantallonat janë një element kryesor në veshjet e lidereve femra, me politikanë duke përfshirë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së Hillary Clinton dhe nënpresidenten e SHBA-së Kamala Harris ku secila prej tyre kanë pikëpamjen e tyre të njohur për stilin. Clinton shkaktoi bujë në vitin 2004 kur portreti i saj zyrtar i Shtëpisë së Bardhë u zbulua tre vjet pas përfundimit të administratës së Clinton, duke e shfaqur atë me një kostum të zi, i pari për portretin e një zonje të parë.
Njoftimi i ndryshimit të veshjes së Minnie është pritur me reagime të ndryshme, duke përfshirë një segment kritik në Fox Neës me prezantuesin Jesse Watters dhe Candace Owens.

“Ata po e bëjnë atë më mashkullore,” tha Owens në “Jesse Watters Primetime”, duke shtuar se Minnie Mouse në pantallona është një përpjekje për të “shkatërruar pëlhurat e shoqërisë sonë”.
McCartney nuk pranoi të komentojë komentet e Owens.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



