Ministri i Jashtëm i Tuvalut, shtet në Oqeani mbajti një fjalim i zhytur në ujë për të nënvizuar idenë se vendi i tij është në vijën e parë të luftës kundër krizës energjetike.
Simon Kofe doli nga vendi i tij për të folur në samitin e klimës në Glasgow, i veshur me një kostum por me këmbët e zhytura në ujë, për të nxjerrë në pah rritjen e nivelit të detit në vendin e tij.
“Kjo është situata reale me të cilën po përballet Tuvalu për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike”, tha Kofe në një video-mesazh.
Gjatë samitit të klimës, shumë vende që konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj janë zotuar të reduktojnë emetimet e tyre deri në vitin 2050. Por liderët e vendeve të Paqësorit kanë kërkuar masa edhe më drastike, duke theksuar se nga kjo varet mbijetesa e shteteve të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



