Lojëra me Dore

Minaur-Rud finalja e turneut të Akapulkos, eliminohen Draper dhe Rune

Gazeta Si – Aleks De Minaur e Kasper Rud do të disktuojnë në finale trofeun e Atp 500 të Akapulkos. Në gjysmëfinale, të dyja mjaft të ekulibruara, të dy vuajtën për të eliminuar përkatësisht Xhek Draper dhe Holger Rune.

De Minaur, deri në këtë moment perfekt, dukej se do të përjetonte një mbrëmje të qetë, pas 6-3 të setit të parë, por më pas hasi në rezistencën e Draper, që fitoi setin e dytë, edhe pse nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Ai u tërhoq pas 0-4 të setit vendimtar. De Minaur është lojtari i 4-t që kthehet në finale të Akapulkos si fitues në fuqi i turneut.

Aleks De Minaur

Një çlirim për Kasper Rud, që shkon për herë të parë në karrierë në finalen e një turneu 500. Tenisti norvegjez mundi për herë të 6-të në 7 ndeshje të luajtura Holger Rune, duke përmbysur 3-6 të setit të parë me 6-3, 6-4.

Rud rikthehet në top 10 dhe do të bëhej numri 8 në renditjen botërore, nëse do ta fitojë finalen ndaj De Minaur. Këta dy tenistë nuk ndeshen prej kohësh mes tyre. Norvegjezi ka fituar ndeshjen e parë direkt në gjysmëfinale të Challenger të Bragës në 2018-ën, De Minaur e ka mundur në Next Gen Atp Finals të 2019-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë