Ngjarje

Minatorët protestë para parlamentit, kundër ligjit të ri

Ndërkohë që po zhvillohet seanca plenare e radhës, këtë të enjte mungoi protesta simbolike nga të rinjtë e FRPD dhe LRI, por ishin minatorët në sfond.
Një grup minatorësh kanë dalë për të protestuar para godinës së parlamentit.
Ata kërkojnë miratimin e statusit, ndërsa janë kundër projektligjit që pritet të miratohet sot në Parlament.
“Ne kërkojmë djersën, ne kërkojmë hakun”, janë disa nga thirrjet e minatorëve.

Po ashtu edhe minatorët e Korçës, Ersekës dhe Devollit janë mbledhur para Prefekturës për të protestuar për dhënien e statusit të minatorit.
Kreu i sindikatës së minatorëve të Korçës, Syrja Ruçi, është shprehur se “Protestojmë për të drejtat tona. Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tonë. Pension 35 mijë lekë të reja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë