Lojëra me Dore

Miluoki vazhdon marshimin në NBA, gjen Boston në çerekfinalet e play off

Pas Boston, është Miluoki Baks ekipi i dytë çerekfinalist në play off-in e kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Kryesuesit e konferencës së Lindjes nuk hasën asnjë problem me Detroit Pistons, duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Ashtu si edhe në sezonin e rregullt, Miluoki dominoi totalisht përballë kundërshtarit të tij në këtë fazë të parë të play off-it në NBA. Në të katërta ndeshjet me Detriotit, Miluoki arriti të fitonte me një diferencë të ndjeshme prej më shumë se 10 pikë. Në ndeshjen e fundit që u luajt në Detroit, diferencat ishin edhe më të mëdha. 100-127 dhe më i miri në parket për Baks ishte i zakonshmi, Antetokounmpo me 41 pikë, 3 asist dhe 9 ribaund.

Tashmë në fazën çerekfinale të play off-it, Miluoki gjen një tjetër rival shumë të fortë si Boston Sëlltiks, që po ashtu fitoi 4-0 në fazën çerekfinale. Përballja në këtë fazë pritet të jetë shumë e fortë për të dyja ekipet edhe pse Miluoki shihet si favorit. Fitore të rëndësishme mbrëmjen e së hënës arriti edhe Jutah Xhez ndaj Hjuston Rokets, duke e çuar rezultatin final në 3-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë