Mode

Miliona euro investim në markën e re të Rihannas

Marka e ardhshme e këngëtares e krijuar me konglomeratin francez LVMH është bërë e njohur pas albumit të saj, Loud dhe do të jetë një investim 60 milion euro. Në janar, u njoftua se Rihanna do të bëhej dizajnerja e parë me ngjyrë, pjesë e LVMH, ndërsa këtë javë, u zbulua se projekti ka një emër dhe fonde me shumë milion euro.

"Loud France" morri emrin nga nga albumi i pestë i këngëtares. Projekti ka rreth 60 milion euro investime të ndara midis Rihannës dhe konglomeratit, e cila zotëron gjithashtu Louis Vuitton, Celine dhe Christian Dior. Rihanna do të jetë një aksionere me 49.99%.

Ky informacion është marrë nga The Business of Fashion, që ka pasur akses në dokumente që detajojnë konfigurimin e kompanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë