Marka e ardhshme e këngëtares e krijuar me konglomeratin francez LVMH është bërë e njohur pas albumit të saj, Loud dhe do të jetë një investim 60 milion euro. Në janar, u njoftua se Rihanna do të bëhej dizajnerja e parë me ngjyrë, pjesë e LVMH, ndërsa këtë javë, u zbulua se projekti ka një emër dhe fonde me shumë milion euro.
“Loud France” morri emrin nga nga albumi i pestë i këngëtares. Projekti ka rreth 60 milion euro investime të ndara midis Rihannës dhe konglomeratit, e cila zotëron gjithashtu Louis Vuitton, Celine dhe Christian Dior. Rihanna do të jetë një aksionere me 49.99%.
Ky informacion është marrë nga The Business of Fashion, që ka pasur akses në dokumente që detajojnë konfigurimin e kompanisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.