Ngjarje

Mijëra qytetarë për të 14-ën ditë protestë: Rama, jepe dorëheqjen

Dita e 14-të e protestës i ka mbledhur edhe këtë të shtunë qytetarët para Kryeministrisë, ndërsa nuk kanë munguar as fjalimet. Sot qytetarëve u janë bashkuar edhe protestues të ardhur edhe nga diaspora.

Përveç simboleve kombëtare vihet re edhe një prani e simboleve të shteteve në të cilat shqiptarët jetojnë, ku dominojnë flamujt britanikë.

Qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre, e konsideruar e panegociueshme, për largimin e kryeministrit Edi Rama ndërkohë që Kryeministri ka thënë se nuk pranon negociata me protestuesit.

Pjesëmarrja në këtë protestë ka qenë më e larta deri më tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë