Të mobilizuara online nën thirrjen #EleNão, apo “#AiJo, ditën e shtunë, në qytetet kryesore të Brazilit janë organizuar demonstrata dhe marshime, ku gratë kanë dashur të tregojnë përçmimin e tyre ndaj kandidatit për president të së djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro.Organizatorët kanë thënë se afro 150 mijë njerëz – kryesisht gra –morën pjesë në marshim në San Paolo, i cili u organizua në Largo da Batata, një rrugë kryesoren ë perëndim të qytetit. (Policia ushtarake nuk arriti ta vlerësonte përmasën e turmës.)
Historia e komenteve mizogjine të Bolsonaro-s, përfshi edhe talljen ndaj një kolegeje deputete duke thënë se nuk ia vlen as të përdhunohet – ndezi lëvizjen #EleNão, e cila ka gjetur mbështetje ndërkombëtare, edhe të yjeve si Madonna dhe Cher.Bolsonaro ka dalë nga spitali “Albert Ajnshtajn” në San Paolo, të shtunën mbrëma, ndërsa po rikuperohet nga një plagë thike që mori ndërsa bënte fushatë, në fillim të muajit shtator.
San Paolo

Edhe një javë mbetet nga raundi i parë i zgjedhjeve, ku Bolsonaro kryeson ende me 28 përqind të popullsisë që deklarojnë mbështetjen ndaj tij, në një sondazh të fundit nga “Datafolha”. Rivali i tij më i afërt, kandidati i krahut të majtë, Fernando Haddad, po tërheq aktualisht 22 përqind të votave. Por Haddad dhe shumë kundërshtarë të tij dolën së bashku duke u solidarizuar të shtunën, në San Paolo.

Rio de Janeiro


Mauro Pimentel / AFP / Getty Images

Mauro Pimentel / AFP / Getty Images
Në Rio, mijëra njerëz u mblodhën në Cinelândia, një pikë tradicionale demonstratash në qytet.

Mauro Pimentel / AFP / Getty Images
Brasília



Kishte disa grumbullime me qëllimin për të treguar mbështetjen për Bolsonaron, si në San Paulo dhe në lagjen e famshme Copacabana në Rio, por ishin të paktë në numër krahasuar me ata që e kundërshtuan.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.