Lajme

Meta: Zgjidhja e krizës, domosdoshmëri për frenimin e shpopullimit

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje forcave politike që të zgjidhin krizën në vend në mënyrë që të rinjtë të mos emigrojnë jashtë vendit.

Duke iu referuar një shkrimi të publikuar sot në “Monitor”, Meta apelon për bashkim të shpejtë kundër shpopullimit, pasi është domosdoshmëri për ta frenuar atë.

 “Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit”, shkruan presidenti Meta në një postim në “Facebook”.

Më tej, kreu i shtetit thotë se të gjitha forcat politike duhet të angazhohen për të motivuar shqiptarët, sidomos të rinjtë.

“Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të pasur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. KOHA NUK PRET!”, thotë ndër të tjera presidenti Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2774339025945686?__xts__[0]=68.ARAQ8SuRaZwaSmogJMB9zzyc90Eq-mI5S7T4-wREa7GiJfm0ISh_geuYp9q0FF1OmLFj0wcfXtgBSDEgtQaN9rvwydOQkVUSdn4LBdNKLuet2jp2exZnefIS9F_N2URxeS2hADn77T65YTWlDoPN9IKwatGh0JrrTKN4dvJakMusYRJUuEt1sb0xPVCG9CcjOWsYxG8KPY7dOI2p_vjyrju3dCoO96VfAaIjICvg-Ur_bxjLrnZhh0nszFUpp_9eiwZlomlVdoFTn65S2T_eng1gQb7wnbWP0iMoUpm9rk_beU7jobOCi0OA95OHsCXqOQ5kwyOikUV0zok3eYfd22_LUosT&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë