Nga Gazeta Si- Meta po eksploron një hap të ri në botën e tregjeve të parashikimeve, duke zhvilluar një aplikacion të ri të quajtur “Arena”, i cili mund t’u lejojë përdoruesve të parashikojnë rezultatin e ngjarjeve të ndryshme, nga politika te sporti.
Sipas një raporti të publikuar nga Neë York Times, drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka ngarkuar një ekip të vogël për të krijuar një aplikacion të ngjashëm me platformat e njohura Polymarket. Raportohet se versioni fillestar i aplikacionit do të përdorë një sistem pikësh të ngjashëm me videolojërat, ku përdoruesit do të fitojnë pikë bazuar në saktësinë e parashikimeve të tyre, pa përdorur para të vërteta.
Megjithatë, sipas raportit, Meta nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të lejojë edhe vendosjen e basteve me para reale. Kompania nuk ka komentuar publikisht mbi këto informacione, ndërsa Reuters nuk ka mundur t’i verifikojë ato në mënyrë të pavarur.
Interesi për tregjet e parashikimeve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024. Këto platforma u japin përdoruesve mundësinë të spekulojnë mbi rezultatet e ngjarjeve të ndryshme, duke filluar nga vendimet e bankave qendrore e deri te garat sportive.
Sipas raportit, “Arena” do të funksionojë si një aplikacion i pavarur dhe nuk do të integrohet drejtpërdrejt me platformat kryesore të Meta-s, si Facebook, Instagram, ËhatsApp apo Messenger.
Analistët vlerësojnë se tregu global i parashikimeve mund të arrijë deri në 1 trilion dollarë vëllim tregtar vjetor deri në fund të dekadës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje