Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, po punon për një aplikacion të pavarur të rrjetit social të bazuar në tekst që mund të jetë një rival i Twitter.
Një zëdhënës i tha BBC-së se “ne jemi duke eksploruar një rrjet social të pavarur dhe besojmë se ka një mundësi për një hapësirë të veçantë ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë përditësimet në kohë për interesat e tyre”.
Një aplikacion i ngjashëm me Twitter do t'i mundësonte Meta-s të përfitonte nga kaosi aktual në kompaninë e udhëhequr nga Elon Musk.
Twitter prej kohësh është në luftë për të mbajtur reklamat që nga blerja e platformës nga Musk në fund të vitit të kaluar.
Sipas burimeve, aplikacioni i ri është i koduar P92 dhe do t'i lejojë përdoruesit të identifikohen përmes kredencialeve të tyre ekzistuese në Instagram.
Aplikacioni i Meta-s do të bazohet në një kornizë të ngjashme me Tëitter.
Aplikacioni i ri do të jetë i decentralizuar dhe ai nuk mund të funksionojë sipas dëshirës së një entiteti të vetëm, të blihet ose të shitet.
Planet e Meta-s vijnë në një kohë kur platforma e saj më e madhe, Facebook, po përpiqet të tërheqë vëmendjen e një publiku më të ri.
Meta gjithashtu ka investuar shumë në metaverse, një botë virtuale ku përdoruesit ndërveprojnë dhe punojnë, gjë që ende nuk është realizuar.
Aplikacioni i kompanisë për ndarjen e videove, Instagram, po përballet gjithashtu me një konkurrencë të ashpër pasi krijuesit e përmbajtjes ose influencuesit e suksesshëm braktisin platformën për TikTok.
Ndërkohë nuk është akoma e qartë se kur do të dalë aplikacioni i ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.