Politike

Meta kërkon ngrirjen, por KED i çon listën për kandidatët për në Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duket se nuk mbështet idenë e presidentit për ngrirjen e procesit të plotësimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Menjëherë pas bërjes publike të letrës së presidentit Meta ku kërkon që procesi të ndalet derisa sa Kuvendi të zgjedhë anëtarët, KED ka bërë ditur raportin me renditjen e kandidatëve që do t’i dërgohet kreut te shtetit për të zgjedhur.
Në këtë raport Këshilli vlerëson se ka kaluar fazën finale të përzgjedhjes, duke i propozuar presidentit katër kandidatë. “Prandaj me vendimin numër 132, të datës 21 shtator, pas verifikimit të saktësisë aritmetike të pikëzimit total për secilin kandidat, KED ka miratuar listën përfundimtare të renditjes së të gjithë kandidatëve të lejuar për kandidim, në vendin vakant të krijuar pas largimit të Altina Xhoxhajt, e të shpallur nga presidenti në mars të këtij viti”, thuhet në raportin e KED-së. Kandidatët e përzgjedhur janë Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Faksimile e Raportit të KED-së të firmosur nga kryetari Ardrian Dvorani. Gazeta Si 7 nëntor 2019


Mbi bazën e kësaj liste tre kandidatet e renditura të para janë edhe listë e dërguar nga KED-ja në Parlament si kandidatura për t’u zgjedhur për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Por ndërsa Parlamenti ka vendosur që zgjedhjen e dy anëtarëve ta realizojë të martën më 13 nëntor, presidentit i duhet të presë se cili kandidatët do të fitojë nga ky proces, ku Arta Vorpsi është me favorizuar në këtë proces, pasi është renditur e para në të dyja listat e dërguar Parlamentit.

Raporti i Plote i KED-- file:///C:/Users/user/Desktop/Foto%20te%20ndryshme/raport_per_renditjen_e_kandidateve_te_lejuar_per_gjykaten_kushtetuese_te_shpallur_me_dekretin_nr_11133_date_04_03_2019_2234.pdf

Sipas ligjit në rast Kuvendi nuk e zgjedhur me një shumicë të cilësuar votash anëtarin e Gjykatës, atëherë kandidati i renditur i pari është automatikisht anëtari i ri i Gjykatës.
Edhe në listën e dërguar te presidenti, Vorpsi është e renditur e para për t’u dekretuar. Në rast se Vorpsi zgjidhet apo dhe ndonjë kandidatët e tjera si Papajorgji dhe Toska, atëherë Metës i takon të zgjedhë mes dy kandidaturave të mbetura. Tashmë topi për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese është në dorë të Metës, i cili duhet të koordinojë procesin me Parlamentin, ose në të kundër të vendosë pas seancës së 13 nëntorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë