Gazeta Si – Në GJKKO sot do të zhvillohet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Ish-deputetja Kryemadhi është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në Gjykatën e Posaçme, teksa kishte veshur një bluzë ku lexohej “It’s a wonderful day”, “është një ditë e mrekullueshme”.
“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do t’ju zbërthejmë të gjitha manipulimet që janë bërë nëpërmjet mesazhit. Do t’ju njoftojmë sapo të fillojmë procesin”,- tha Kryemadhi.
Gjatë seancës së kaluar, u shpalos një listë prej 134 emrash, të cilët Meta kërkon që të thirren si dëshmitarë në gjyqin ndaj tij.
Mes tyre spikat edhe emri i kryeministrit Edi Rama, ish-deputetëve socialistë dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij në LSI.
Madje ai ka kërkuar të thirret si dëshmitar edhe ish-drejtori i FBI, Charles McGonigal dhe disa shtetas të huaj të lidhur me çështjen ‘CEZ-DIA’ dhe lobimin e ish-LSI në SHBA.
Edhe SPAK listoi 110 emra për t’u thirrur si dëshmitarë, ndërsa do të jetë gjykata që do të vendosë. Në seancën e kaluar u njoftua edhe ndryshimi i avokatit mbrojtës të Metës për shkak se ky i fundit kishte humbur besimin tek Kujtim Cakrani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje