Presidenti Ilir Meta, nga Vlora, ka folur ndër të tjera edhe për vrasjen që tronditi Elbasanin, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Ai theksoi se të gjithë tensionet vijnë nga njeriu që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, dhe shtoi se pala në maxhorancë është nën panik nga zgjedhjet e ndershme.
“Dihet se nga vjen ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. E shkeli sepse ka frikë nga zgjedhjet e ndershme. Pasi shkeli zgjedhjet brenda PS-së, kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Po të ishte ndryshe, nuk i jepte porosi Damianit që tërmet, tërmet. Ngjarja në Kavajë ndodhi në zyrën elektorale të Kavajës, ku hynë persona që punojnë që punojnë në shtet dhe ai që kreu aktin ishte i lidhur me narko-trafikantë.
Për këtë rast nuk mund t’iu them, më vjen keq për ngjarjen. Konfliktet në Elbasan duhet të ishin shmangur. Duan të frikësojnë njerëzit, sepse kanë tmerr nga vota e lirë. Kudo përpiqet të krijojë marrëzi. Thotë se takoj këtë e atë, le të vijë dhe të shikoj se kë takoj e mos flasë kot. Vlora do e thotë fjalën e saj, ndaj mos provokoni Vlorën. Qytetarët të japin votën e tyre lirë. Vlonjatët e shqiptarët kanë derdhur gjakun për këtë vend dhe do mbrojnë me votë të drejtat e pronës”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.