Mode

Met Gala, cila është tema e këtij viti, një vazhdim i 2021

E hëna e parë e majit do të rikthejë Met Gala.

Çfarë është Met Gala?

Met Gala është një ngjarje bamirësie e mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City çdo pranverë.

Met Gala filloi si një darkë në vitin 1948 e themeluar nga publicistja e modës Eleanor Lambert.    Mbledhja e fondeve në tapetin e kuq shënon hapjen e një prej ekspozitave të suksesshme të Institutit të Kostumeve, e cila vazhdon të hapet për publikun. Natën e Met Gala, të ftuarit vishen sipas temës. Ngjarja mbledh miliona duke shitur bileta, të cilat kushtojnë rreth 35,000 dollarë secila, me tavolina që variojnë nga 200,000 deri në 300,000 dollarë.

Këtë vit, tema e Met Gala është një vazhdim i asaj të vitit të kaluar dhe do të nisë hapjen e pjesës së dytë të së njëjtës ekspozitë.

Të dyja ekspozitat festojnë modën amerikane. Pjesa e parë titullohej "Në Amerikë: Një Leksikon i Modës".

Pjesa e dytë, "Në Amerikë: Një Antologji e Modës", do të hapet në Met më 5 maj. Sipas Vogue, kjo pjesë e ekspozitës ka për qëllim të jetë një retrospektivë historike që eksploron zhvillimin e modës amerikane dhe do të synojë të paraqesë një homazh për historinë amerikane.

Kodi zyrtar i veshjes është Golded Glamour, epoka ndërmjet viteve 1870 dhe 1900.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë