Mode

Met Gala 2021: Momentet kryesore nga nata e madhe e modës

Me turmat e protestuesve Black Lives Matter jashtë dhe një pasaportë vaksinimi brenda, Met Gala (e vonuar) më në fund u mbajt në New York të hënën në mbrëmje. Ceremonia, e mbajtur zakonisht të hënën e parë në maj, u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19.

Ngjarja vjetore e mbledhjes së fondeve për Muzeun Metropolitan të Arteve është gjithashtu edhe “Olimpiada e modës”. Një eveniment ku personazhe të njohur japin një leksion të modës më veshje që komentohen gjerë e gjatë, për ditë të tëra.

Në tapetin e kuq nuk mungoi as politika, em veshje që flisnin për pabarazinë e të ardhurave dhe gjinisë, nuk munguan momentet epike, veshjet që peshonin 45 kg apo edhe personazhe me fëmijë në krahë.

'Taksoni të pasurit' të AOC

Politika e modës është një biznes delikat, me ngjyrë ose prerje të përdorur për të përcjellë një mesazh. Kështu ndodhi me pjesën e prapme të veshjes së kongresmenes Alexandria Ocasio-Cortez në paraqitjen e saj të parë në Met Gala. Fustani ishte i bardhë dhe mbrapa mesazhi ishte me zë të lartë dhe i qartë: "Taksoni të pasurit" i shkruar me shkronja të theksuara dhe të kuqe në të gjithë bustin e pasmë.

Veshja është projektuar nga drejtoresha krijuese Aurora James e “Brothers Vellis”. James është një mbështetëse e asaj siç ajo e quan "drejtësisë ekonomike". Në vitin 2020, ajo filloi një fushatë ku shitësit me pakicë të mëdhenj në SHBA do të lirojnë të paktën 15% e hapësirës së tyre në raft për bizneset me pronarë me ngjyrë të zezë.

Ocasio-Cortez nuk ishte e vetmja pjesëmarrëse me një fustan slogani. Modelja dhe aktorja Cara Delevingne, gjithashtu me të bardha dhe të kuqe, kishte shtypur "Peg the Patriarchy".

Bëhet fjalë për fuqizimin e grave, barazinë gjinore”, tha ajo.

Edhe Carolyn Maloney kishte veshur një fustan që lexonte "Të drejta të barabarta për gratë"

Bennifer ndan një puthje me maskë

Ribashkimi i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka shkaktuar një reagim të madh dhe nëse ka disa që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte edhe puthja e tyre ndërkohë që të dy kishin maska.

Lil Nas X “vjedh” fustanet

Pasi mori çmimin “video e Vitit” në MTV Video Music Aëards 2021 të dielën me një gjysmë fustan, reperi amerikan Lil Nas X debutoi në Met Gala me një pamje edhe më të çuditshme.

Në fillim, ai ishte i veshur me të artë nga Versace (i njëjti stil i veshur në 2015 nga Rihanna). Më pas ai veshi një imitim të një veshje të Beyonce.

Lil Nas X u tha gazetarëve në tapet se shfaqja e tërhequr ishte simbolike e "daljes nga guaska e tij". Megjithëse vjedhja e veshjeve nuk është dicak e mirë, ai guxoj më shumë duke marrë pamjen e Lady Gaga-s në Met Gala 2019.

Frank Ocean me... një fëmijë

Frank Ocean solli një kuptim të ri për "të sjellë fëmijën me vete në ditë pune". Ai ishte i shoqëruar me një foshnje robot, koka e të cilit duket se lëvizte me dëshirën e tij.

Fëmija që quhej Cody, ishte i kombinuar me flokët e “babait” të tij.

Frank nuk është i huaj për absurditetin e tapetit të kuq. Në vitin 2019, ai mbërriti në Met Gala me një kostum që të gjithë e krahasuan me shërbëtorët dhe rojet e sigurisë duke nxitur një debat të madh.

Gjithsesi, lidhja midis një foshnje temës së gala's nuk është ende e qartë.

Rregulli që të gjithë mysafirët duhet të jenë të vaksinuar ndaloi të paktën një yll të merrte pjesë, Nikki Minaj ndërsa Whoopie Goldberg ishte totalisht pro vaksinimit.

Në një intervistë në tapetin e kuq, ajo tha: "Nëse nuk do të vaksinohesh, duhet të pyesësh veten se ku qëndron në këtë vend".

Kim Kardashian mbulohet e gjitha

Për herë të dytë këtë javë, Kim Kardashian West veshi një veshje tërësisht të zezë, me fytyrën e saj plotësisht të mbuluar. Pamja e parë, e krijuar nga Balenciaga, nxiti spekulimet se ajo ishte ribashkuar me ish-burrin e saj Kanye West.

Kjo, me sa duket, ishte thjesht një provë fustani, pasi fustani i saj Met Gala ishte projektuar nga vetë West.

Duke dalë totalisht nga stili që kishte në MTV, Billie Eilish këtë vit i bëri homazh Hollywood-it të vjetër me një fustan të gjatë katër metra që shkonte deri poshtë shkallëve të Met Gala.

Fustanët e rëndë janë një tjetër trend që u vu re këtë vit. Simone Biles veshi një fustan argjendi që arrinte në 40 kg. Ndërsa gjimnastja qëndroi në këmbë pavarësisht peshës, ajo pati një ekip prej gjashtë personash që e ndihmuan për të ecur.

Modelja Precious Lee, gjithashtu mbante mbi supe një ngarkesë prej 45 kg.

Për t’u përmendur është edhe Rihanna me Asap Rocky që praktikisht dukej sikur kishin vendosur një batanije dhe direkt e në Met Gala.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë