Mode

Meshkuj, nga këto xhaketa lëkure nuk mund të hiqni dorë!

Xhaketat sportive janë rikthyer sërish në pasarelat e këtij sezoni. Të lehta për t’u veshur dhe për t’u kombinuar, të rehatshme, të përshtatshme për të gjitha rastet. Ndër xhaketat më të preferuara të meshkujve janë ato sportivet. Dhe më të dashurat nga të gjithë, janë gjithnjë ato të lëkurës, të cilat nuk njohin kohë. Janë me të vërtetë ‘must have’ i kësaj stine, modelet më në modë të momentit, të cilat vijnë edhe në modelet e xhupit dhe variantet e kamoshit.
Ata janë prezente pothuajse në të gjitha gardërobat e meshkujve dhe janë shumë të lehta për t’u veshur.
Madje, xhaketa të tilla arrijnë të thyejnë dhe lehtësojnë edhe ngurtësinë e pamjeve më formale. Ata janë rikthyer në qendër të vëmendjes edhe në pasarelat e këtij sezoni: perfekte për temperaturat e vjeshtës, funksionale dhe të gjithanshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë