Ngjarje

Meshat në Itali mbahen në Youtube, besimtarët nuk shkojnë në kishë

Në Genova mesha dhe katekizmi online. Në vijim të urdhrit rajonal dhe të peshkovë të zonës së Ligurias që duhet të ndalohet çdo festim deri të dielën më 1 mars, shumë priftërinj gjenovezë po festojnë të vetëm në Kishë duke e transmetuar ritin direkt në internet.

Mes tyre është edhe Imzot Giacomo Martino, famulltar i kishës San Tommaso, që në rrjetet sociale shkruan: “Në jetë shërben gjithmonë një plan “B” gati”.

Prandaj “ju lajmëroj se në orën 18:30 të çdo mbrëmjeje dhe të dielën në orën 10:30 do të celebroj Meshën në kanalin tonë në youtube.  

E pas meshës në Facebook, gjithmonë në Genova do të kryhen edhe kategizmat e scout përmes radios, iniciativa të publikuara nga një tjetër famulltar të Ligures, Do Roberto Fiscer, prifti dj ideues i radio ëeb “Radio fra le note”. /corriere/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë