Nga Gazeta ‘Si’- Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në skajin verior të vendit. Por, duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së atmosferike në të gjithë Shqipërinë duke rikthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e ulëta deri në 17°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 40 në det të hapur me drejtim, verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




