Media Galeri

Mes thesareve të Assadit në Siri dhe fotografia e Mbretëreshës Elizabeth II me firmën e saj

Një fotografi me firmë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip është gjetur mes suvenireve në dhomën e mbushur me thesarin e liderit të rrëzuar sirian Bashar al Assad.

Fotografia është e nënshkruar me dorë dhe daton në vitin 2002, në të njëjtin vit që Assad dhe gruaja e tij vizituan familjen mbretërore në Pallatin Buckingham.

Vizita u zhvillua dy vjet pasi Assad mori detyrën si president i Sirisë, përpara se ai të fillonte shtypjen e tij brutale ndaj protestave pro-demokratike të vitit 2011 dhe luftës civile që pasoi.

Kujtimet e tjera të gjetura në dhomën e mbushur me thesare përfshinin mburoja ari dhe argjendi, stoli, vepra arti dhe një çmim FIFA për kampionatin botëror të të rinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë