Politike

Mes tensioneve dhe bllokimit të foltores, PS voton 4 ministrat e rinj (foto)

Nga Gazeta 'Si'- Katër ministrat e rinj të qeverisë u votuan këtë të martë në Kuvend.

Votimi u bë mes tensioneve dhe bllokimit të foltores nga ana e opozitës.

Pavarësisht tensioneve të krijuara, Lindita Nikolla pasi përjashtoi nga seanca Gazment Badhin dhe rrëzoi kërkesën e opozitës për ta zhvilluar seancën e posaçme me debat, nisi me votimin për shkarkimet dhe emërimet e reja në qeverinë Rama 3:

Emërimet e reja

Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me:

77 vota pro

2 abstenim

14 vota kunder

Pirro Vengu u emërua ministri i Mbrojtjes me:

77 vota pro

2 abstenim

12 kundër

Ervin Hoxha, u emërua ministri i Brendshëm me:

76 vota pro

2 abstenim

11 vota  kundër

Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

78 vota pro

9 kundër

0 abstenim.

Gjithashtu Bledi Çuçi është zgjedhur me 77 vota pro nënkryetar Kuvendi, duke pasuar Ermonela Felajn, ndërsa Elisa Spiropali është emëruar kryetare e Kuvendit, duke pasuar Lindita Nikollën.

Shkarkimet

Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla;

Shkarkimi i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi;

Shkarkimi i Ministrit të Financave, Ervin Mete;


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë