Qeveria serbe ka miratuar një kontratë me Jared Kushner mbi planet për të ndërtuar një hotel luksoz në vendin e ish-Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd, shkruan The New York Times. Ky veprim po i jep mundësi Kushner të bëjë biznes me një shtet europian teksa vjehrri i tij, Donald J. Trump po përpiqet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Kushner po investon në projektin e hotelit prej 500 milionë dollarësh në partneritet me Richard Grenell. Z. Grenell, i cili ka qenë ndihmës i administratës Trump, kishte propozuar që kur ishte diplomat, si i dërguar i posaçëm në Ballkan, që investitorët amerikanë të përpiqen të rizhvillojnë vendin ku ishte Ministria e Mbrojtjes e ish-Jugosllavisë, që u bombardua vite më parë.
LEXO EDHE:
– ‘Si mund t’i japësh dikujt tokë falas?’ Parlamenti i Serbisë në kaos pas lajmit mbi investimin e Kushner
– 10 mijë firma në 24 orë/Serbët peticion kundër projektit të dhëndrit të Trump në Serbi
– Alabbar i bashkohet dhëndrit të Trump në projektin e Serbisë. Kushner ‘e detyroi’ të hiqte dorë nga pronat në Bjellorusi
– Projekti i Kushner në Serbi, vazhdim i interesave të lashta të Donald Trump
Marrëveshja, e cila provokoi protesta në Beograd në 16 maj, është pjesë e projekteve të Affinity Partners të zotit Kushner, një fond tre-vjeçar i investimeve prej 3 miliardë dollarësh i mbështetur nga fondi sovran i Arabisë Saudite.
“Qeveria e Serbisë ka zgjedhur një kompani me reputacion amerikan si partner në këtë sipërmarrje, e cila do të investojë në rijetëzimin e kompleksit të ish-Sekretariatit Federal për Mbrojtjen Kombëtare”, deklaroi në 15 maj një zyrtar i qeverisë serbe
Kompleksi u bombardua në vitin 1999 nga forcat e NATO-s me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, gjatë luftës që Serbia po zhvillonte atëherë me Kosovën. Tani zona ai ka mbetur një vend i pazhvilluar në mes të një qyteti shumë të ndryshuar. Vetë zoti Trump në vitin 2013 kishte menduar që në të njëjtin vend të ndërtonte një hotel.
Për zotin Kushner, i cili po planifikon gjithashtu dy projekte hotelesh luksoze në Shqipërinë fqinje, këto marrëveshje në Ballkan janë ndër më të mëdhatë që ai ka bërë që nga fillimi i firmës së tij të investimeve.
“Progresi ekonomik në Serbi gjatë dekadës së fundit ka qenë mbresëlënës,” tha zoti Kushner në një deklaratë që konfirmoi miratimin e marrëveshjes. “Ky zhvillim do të jetë një hap mëtej për Beogradin si një destinacionin kryesor ndërkombëtar”.
Z.Kushner dhe partnerët e tij planifikojnë të ndërtojnë një hotel, hapësira biznesi dhe më shumë se 1500 njësi banimi. Plani i miratuar përfshin një propozim për të ndërtuar një muze dhe kompleks përkujtimor për të plagosurit ose vrarëtgjatë bombardimeve të NATO-s.
Memoriali do të zotërohet dhe menaxhohet nga qeveria dhe do të projektohet “në bashkëpunim me arkitektët serbë”, deklaroi kompania e zotit Kushner.
Z. Kushner është duke punuar me një manjat të pasurive të paluajtshme në projektin e Serbisë, Asher Abehsera, i cili do të mbikëqyrë zhvillimin aktual.
“Rindërtimi nuk do të thotë vetëm ndërtimi i ndërtesave, por edhe ndërtimi i urave midis kulturave, respektimi i së kaluarës dhe krijimi i themeleve për një të ardhme të begatë”, tha zoti Abehsera në një deklaratë.
Qeveria serbe, në deklaratën e saj, tha se do të ruante pronësinë e vendit dhe se grupi i investitorëve, AffinityGlobal Development, ka një afat të caktuar kohor për të përfunduar projektin, përndryshe toka do të kthehet në kontrollin e qeverisë.
Por miratimi i kontratës — e cila përfshin një qira 99-vjeçare dhe një marrëveshje për të ndarë fitimet nga zhvillimi i zonës me tre blloqe me qeverinë serbe — ka sjellë reagime të shumta nga opozita në parlament.
Protestuesit bllokuan trafikun përpara ish-selisë së ministrisë së mbrojtjes të enjten dhe vendosën tabela që kundërshtonin marrëveshjen. Ata kërkuan ndalimin e dhënies së shtabit të ushtrisë si dhuratë kompanive amerikane offshore.
Një pjesë tjetër e popullsisë në Serbi e kundërshtojnë planin për shkak të rolit të Shteteve të Bashkuara në bombardimet e 25 viteve më parë.
“Dikush po përpiqet të “pastrojë” atë çka ata bënë dhe nuk kanë asnjë të drejtë të ndërdyjnë në këtë vend,” tha DraganJonic, një deputet, i cili mori pjesë në protestën të enjten.
Projekti gjithashtu ka tërhequr vëmendjen nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët u kërkuan republikanëve në Komitetin e Mbikëqyrjes dhe Përgjegjshmërisë së Dhomës tëhetojnë marrëveshjet e propozuara, megjithëse deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje nga republikanët.
“Jared Kushner po krijon marrëveshje të reja biznesi jashtë vendit në Ballkan, ndërkohë që Donald Trump bëhet kandidati i supozuar republikan për presidencë,” shkruan përfaqësuesi Jamie Raskin, demokrat i Maryland dhe përfaqësuesi Robert Garcia, demokrat i Kalifornisë, në mars, pasi The New YorkTimes zbuloi detajet e para të projekteve të planifikuara.
Z. Kushner, në një intervistë, ka deklaruar se si një qytetar normal ka të drejtë të krijojë marrëveshje ndërkombëtare për pasuri të paluajtshme, edhe nëse ato përfshijnë qeveri të huaja.
“Një nga arsyet që mendoj se firmat na pëlqejnë ne si investitorë është se ata e dinë që Afiniteti vjen me një produkt të certifikuar dhe një markë të sigurt,” tha zoti Kushner në një intervistë në mars.
“Sepse, ne jemi një firmë shumë e sigurt. Ne operojmë shumë profesionalisht”./ The New York Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.