Ka ndodhur

Merrnin veshje kontrabandë, arrestohen 3 pronarë dyqanesh në Fier

Nga Gazeta Si - Policia ka vënë në pranga 4 persona, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Policia thotë se në dalje të kryeqytetit është ndaluar një autobus në të cilin janë gjetur veshje kontrabandë, të cilat do t’i merrnin pronarët e 3 dyqaneve në Fier.

Për këtë arsye është vënë në pranga shoferi i autobusit dhe 3 pronarët e dyqaneve.

Në pranga kanë përfunduar shoferi me inicialet A. S., 41 vjeç, banues në Fier; si dhe pronarët Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.

Gjatë kontrollit në autobus, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë