Ka ndodhur

Merr fund arratia e 50-vjeçarit, mori 12 mijë euro për një makinë përmes mashtrimit

Gazeta Si - Një 50-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ka marrë nëpërmjet mashtrimit shumën prej 12 mijë euro nga një person me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar Krenar Begaj, 50 vjeç,  i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ai ishte dënuar në mungesë nga gjykata, duke mashtruar një person, ku i kërkoi para për blerjen e një automjeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë