Ka ndodhur

Elbasan/ Merr flakë bombola e gazit në banesë. S’ka të lënduar

Një dhomë në një banesë në Elbasan është përfshirë nga flakët mesditën e të shtunës. Shkak është bërë bombola e gazit, e cila teksa po përdorej për gatim nga e zonja e shtëpisë, ka marrë flakë.

Policia thotë se nga zjarri në shtëpinë e shtetases H.V., nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë