Ka ndodhur

Video/ Merr flakë autobusi i linjës Durrës-Porto Romano

Gazeta Si - Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës. Sipas policisë dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt elektrik. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë