Media Galeri

Merkel pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni shtetërore kancelaren gjermane Angela Merkel në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Pas takimit “kokë më kokë” mes tyre, do ketë një takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.

Pastaj takimet do të zhvendosen në “Tirana Business Park”, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.

Kancelarja Merkel u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë