Arredim

Mënyrat më të mira dhe më të këqija për të përdorur hapësirën shtesë në shtëpi

Pavarësisht nëse merrni me qira një apartament ose blini një shtëpi, është thelbësore të keni parasysh se ka disa mënyra arredimi që ju lejojnë të përdorni sa më mirë hapësirën që keni.

Ka disa mënyra të mira si edhe të keqija që të shfrytëzoni hapësirën në shtëpinë tuaj sipas ekspertëve.

Pastroni dollapin nga rrobat që nuk i vishni shpesh

Mark Cutler, një stilist i brendshëm thotë se ai rekomandon të lini veçmas rrobat që nuk i vishni rregullisht në vend që të mbushni dollapin tuaj me të gjitha rrobat dhe kështu krijohet një rremujë.

"Vetëm sepse keni një dollap të madh, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta mbushni atë. Duhet që herë pas here ta pastroni atë", tha Culter.

Ai sugjeroi përdorimin e qeseve vakum që mund të vendosen nën shtrat pasi ato mbrojnë rrobat nga papastërtitë dhe është një mënyra e lehtë për të ruajtur rrobat.

Dashamirët e librave duhet të marrin parasysh shtimin e një rafti librash

Njerëz të ndryshëm kanë nevoja specifike për hapësirën e tyre, kështu që lexuesit mund të kërkojnë një vend për të ruajtur në mënyrë efikase më shumë libra, sipas Betty Brandolino arkitekte.

"Stilizimi i rafteve të librave është një art. Ne na pëlqen të stilizojmë rafte librash me dekore, shporta, korniza fotografish dhe, natyrisht, libra. Gjithçka ka të bëjë me shkallën, ngjyrën dhe strukturën."

Ajo shtoi se mund të shtoni letër muri në pjesën e pasme të raftit të librit për " perfeksion shtesë".

Ktheni hapësirën shtesë të dyshemesë pranë dritares së dhomës së gjumit në një kënd meditimi

Mund të duket sikur dhomat e gjumit kanë shumë hapësirë ​​shtesë për më shumë rafte dhe mobilje, por Amanda Oninski, një dizejnuese e brendshme, në vend të kësaj, sugjeroi krijimin e një zone meditimi me një tapet.

"Tapeti mund të zgjidhet për t'iu përshtatur pjesës tjetër të dekorit dhe prerjes me porosi për t'iu përshtatur hapësirës së caktuar," tha ajo.

Rregulloni hapësirën nën shkallë për të punuar

Dizenjuesja e brendshëm Brenna Morgan thotë se hapësira shtesë nën shkallët është vendi më i mirë për ruajtje shtesë, por shpesh harrohet.

"Unë kam parë sirtarë dhe dollapë të instaluar. I kam parë ato të zbrazur ndërkohë që ka shumë njerëz që mendojnë se është një hapësirë që nuk ke për cfarër e përdor por Morgan këshillon që nëse punoni me format dhe këndet e shkallëve, aty shumë mirë  mund të fusni material, të ruani verën apo cdo gjë tjetër.

Shtoni piktura dhe skulptura për të mbushur ambientin.

Sipas arkitektit Charli Hantman mund të jetë joshëse të mbushni hapësirën tuaj shtesë me pjesë të mëdha mobiljesh, pork jo nuk është më e mira që mund të bëni.

"Hapësira shtesë nuk duhet domosdoshmërisht të mbushet cep më cep. Është mirë të kesh një larmi gjërash për të pare, për të krijuar dhe interes vizual," tha Hantman.

"Më pëlqen të gjej skulptura arti dhe mure që ‘punojnë’ së bashku, por kanë personalitetin e tyre".

Mund të shtoni karrige në qoshet e papërdorura

Arkitekte Mona Ying Reeves thotë se njerëzit duhet të marrin në konsideratë transformimin e qosheve shtesë në "vende bisedash të rastësishme" duke përdorur rregullin e 90 gradëve.

"Njerëzit priren të angazhohen më shumë kur ulen pingul me njëri-tjetrin dhe jo drejtpërdrejt ballë për ballë," tha Reeves. "Shtoni dy karrige ose një tavolinë të vogël kafeneje në hapësirat argëtuese".

Nga ana tjetër, përcaktimi i hapësirës shtesë me karakteristika të përhershme mund të ulë vlerën e rishitjes.

Edhe pse mund të jetë joshëse të përcaktoni në mënyrë specifike hapësirën tuaj për nevojat tuaja, Renee Croome, diyejnuese e brendshme është kundër pjesëve të mobiljeve të përhershme.

"Në një dhomë bonus, kam parë një pronar shtëpie të përdorë kabinete për të ndërtuar një zonë të preferuar për hobi", tha ajo.

"Megjithëse ishte një hapësirë ​​e bukur për të punuar, dhoma nuk kishte të njëjtën bukuri që do të kishte nëse ata thjesht do të kishin përdorur pjesë mobiljesh në vend të kabineteve të integruara."

Croome shtoi se një hapësirë ​​e personalizuar përgjithmonë nuk është "gjithmonë opsioni më i mirë për vlerën e rishitjes", kështu që merrni parasysh opsionet e përkohshme.

Mos shtoni vetëm një karrige

Hantman thotë se në shumë shtëpi ka parë një karrige të vetme të vendosur në një cep të zbrazët.

"Një karrige mund të vendoset vetëm për tërheqje vizuale, por duhet të rrethohet nga ndonjë element tjetër si një llambë ose një tavolinë anësore, për të krijuar një" moment ",tha Hantman.

"Nëse vetëm do të zërë hapësirën dhe nuk shton ndonjë vlerë në vendet e bisedës, kjo vetëm do ta bëjë hapësirën të duket më e vogël”.

Ai shtoi se qoshet e zbrazëta janë në rregull pasi lejojnë që syri të përqëndrohet në pjesët më interesante në dhomë.

Bimët artificiale nuk janë kurrë të bukura

Megjithëse bimët artificiale shtojnë gjelbërimin në dhomën tuaj, dizajnuesja e brendshme Andra DelMonico thotë se nuk ia vlen hapësira.

"Ju keni një cep bosh në dhomën tuaj të gjumit ose dhomën e ndenjes dhe vendosni se është vendi i përsosur për një bimë në vazo. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të vendosni një artificiale në vend të një bime të vërtetë, të gjallë," tha DelMonico. "Një bimë e rreme duket se është e rreme, pavarësisht sa është "realiste"".

Mos e përdorni hapësirën e zbrazët pa ndonjë lloj plani

Heather McKeown thotë se "një nga mënyrat më të këqija për të përdorur hapësirën shtesë është të jesh një njeri pa plan".

"Një dhomë pa një ndjenjë qëllimi ose organizimi është si një anije e humbur në det, që noton pa qëllim në valë duke pritur që të godasë një stuhi," shpjegoi McKeoën. "Në këtë skenar, ju jeni stuhia, dhe kaosi i çrregullimit është ajo mungesë drejtimi."

Pa një vizion të qartë, dhomat mund të bëhen një rrëmujë e madhe, stresuese.

Burimi: Insider. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë