Shendet

Mënyra se si qëndroni tregon edhe çfarë mendoni

Mënyra se si qëndroni (postura e trupit), tregon edhe çfarë mendoni. Studiuesit shpjegojnë se ka një lidhje shkak-pasojë mes këtyre dy komponentëve te një individ.
Psikologja Arjana Mucaj i tha Gazetasi.al se individët qëndrimet i formojnë gjatë zhvillimit të tyre dhe për aq kohë sa ndikohen nga qëndrimet e tyre, në mënyrën se si sillen, patjetër që ka një lidhje me psikologjinë.
Duke argumentuar për këtë gjë, psikologja thekson se “çdo veprim që ne kryejmë dhe mënyra se si mendojmë lidhen me qëndrimin tonë”. Sipas Muçaj ky fenomen njihet në psikologji dhe në përgjithësi psikologët bëjnë shpjegimin e sjelljes edhe në bazë të qëndrimit trupor të individëve.

Psikologja Arjana Muçaj

Ndërsa Ilvi Begolli, Shefi i Shërbimit të Fizioterapisë në QSUT thotë se postura ose qëndrimi që çdo njeri ka është një bashkim i disa faktorëve, si ana strukturale, ana psikologjike, ana biokimike, ana emotive.
“Të gjitha këto sjellin një ndryshim në qëndrimin tonë. Ne mënyrën se si ne mbajë postuarës, se si mbajmë trupin dhe jemi ne këta qenie që jetojmë jetët tona në mënyrë ekspresive nëpërmjet emocioneve të brendshme dhe të jashtme që vijnë drejt nesh,” shprehet eksperti.
Sipas Begollit njerëzit kanë gjendje emocionale që shpeshherë janë të modifikueshme dhe janë shfaqen në mënyrën se si mbajmë qëndrimin e trupit. Duke e ilustruar mjeku shpjegon se ka pacientë që janë të lumtur nga ana emotive dhe duken që në mënyrën e qëndrimit, kështu edhe anasjelltas. Ai shpjegon se truri i personave që kanë probleme ose një gjendje psikologjike dhe emocionale të rënduar i përshtat këto emocione të pashprehura si forma të dhimbshme, por nuk kanë asnjë problem postural.
“Shumica e fenomeneve shoqërore kanë shkakun dhe pasojën e atij reagimi”, shpjegon psikologja Muçaj.
Një studim i fundit nga Universiteti i Ohajos, ka treguar se qëndrimi që kemi ulur, apo në këmbë, reflekton në mënyrën se si të tjerët mendojnë për ne, por edhe si mendojmë ne për veten. Hulumtimi zbuloi se pjesëmarrësve që u ishte thënë të uleshin dhe ishte konstatuar që po mbanin shpinën drejtë, kishin më shumë gjasa të besonin mendimet që kishin shkruar. Ndërsa, ata që qëndronin të ulur keq ishin më pak bindës në atë që shkruanin dhe thonin.
Të dhënat treguan se qëndrimi tregonte shumë edhe për vetëvlerësimin e pjesëmarrësve. Nëse ata qëndronin drejtë edhe në këmbë edhe ulur, mendimet e tyre ishin më të qarta dhe të përcaktuara, ndryshe nga pjesa e tjetër që nëse kishin një qëndrim të shkujdesur atëherë kishin dhe mendime të shkujdesura.
“Ne nuk i shikojmë këto gjëra vetëm tek pacientët e rritur por edhe tek të vegjlit. Për shembull shikojmë një fëmijë që kërkon një lodër, qan, shtrëngohet, tensionohet dhe ushtron presione në nivele të caktuara të kolonës apo të trupit, pra ngurtësohet. Shpesh herë ka të bëjë me manifestime apo ekspresione emocionesh që kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm, ose me situata që ne nuk arrijmë dot t’i sinjalizojmë në jetën e përditshme. Për shembull ka shumë vajza të fazës pre-adoleshente dhe adoleshente që kanë një zhvillim hormonal të lartë dhe ka nga ato që nuk duan të ekspozohen shumë dhe kërrusin kurrizin. Është një formë ndrojtje që ka një fëmijë gjatë fazës së zhvillimit të tij. Krijon një rrudhje të shpatullave dhe bllokim të frymëmarrjes dhe nga ana tjetër në kurriz krijon një gungë, ashtu edhe anasjellta,” thotë eksperti.

Shefi i Shërbimit të Fizioterapisë në QSUT, Ilvi Begolli

Fizioterapisti tregon se në përditshmëri për rastet klinike kanë hasur shumë pacientë të tillë sidomos në fazën e zhvillimit hormonal mes moshës 13-18 vjeç ku ndodh ndryshimi hormonal më shumë tek femrat. Ai shpjegon se ka edhe një fazë tjetër në moshën 18-21 ku përgjithësisht ka gjithmonë një riaktivizim emocional.
“Në rastet kur paraqesin një lloj depresioni sjell gjithmonë një bllokim në nën ndërgjegje të anë të frymëmarrjes dhe ky proces ndalon pak edhe përçimin e oksigjenit në muskuj dhe ul edhe nivelet e energjetike gjatë një aktiviteti fizik,” thekson eksperti.
Sipas studiuesve në universitetin e Ohajos këto gjetje janë të rëndësishme për një sërë arsyesh, duke filluar nga fakti që demonstrojnë rëndësinë e të kuptuarit të vetes dhe individëve të tjerë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se qëndrimet e trupit mund të jenë gjithashtu të përshtatshme për një analizë të vetë-vlerësimit, duke treguar që mekanizmi i vetë-vlerësimit mund të ndihmojë për të njohur veten dhe të kesh më shumë mundësi të kontrollosh sjelljet jo të duhura.
“Edhe pse jemi përqendruar në proceset meta-njohëse në këtë hulumtim, qëndrimet e ekzaminuara të trupit, si çdo përgjigje tjetër trupore, mund të ndikojnë në gjykimin për një individ. Ne zgjodhëm të përqendrohemi gjithashtu edhe në një fenomen të ri që është ndikimi i sjelljeve në vlerësimin e vetës” shpjeguar ekspertët e psikologjisë.
Ndërkaq Begolli sthotë se si trajtim tek këta individë përdoret një formë gjimnastikore e quajtur ndryshe si gjimnastika posturale ku ka ushtrime për të cilat frekuencat janë dy herë në javë dhe për qëllim kanë korrigjimin e posturës së gabuar të këtij individi dhe çlirimin e tensioneve muskulore. Fizioterapisti shprehet se gjimnastika e përdorur quhet RPG (rregullimi postural global) ku qëllimi është sh’tensionimi i trupit duke eliminuar të gjithë tensioneve muskulore.



Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë