Arredim

Mënyra për të përdorur ngjyrat e guximshme në shtëpinë tuaj, edhe nëse keni frikë

Dizajnerja Caitlin Murray e Kompanisë "Design Lacquer Black" e cila ka fituar mjaft çmime thotë se nuk ka parë kurrë një ngjyrë që nuk i pëlqen, pra sipas saj çdo ngjyrë ka vendin e saj në arredimin e shtëpisë.
"Studime të ndryshme kanë treguar se ngjyrat ndikojnë drejtpërdrejt në lumturinë tonë dhe jo domosdoshmërisht duhet të jenë ngjyrat 'në modë', ka të bëjë me atë se si, ku dhe me çfarë kombinohet." thotë Murray.
 Murray po shpërndan një projekt të fundit të saj që projektoi për një çift në Kaliforni dhe tregon disa mënyra si mund ti jepni jetë shtëpisë.

Bëni art
 "Një mënyrë e shkëlqyeshme, pa e tepruar, për të mbushur hapësirën tuaj, është të zgjidhni një pjesë arti ose tapete me një gamë ngjyrash" thotë Murray.
Në këtë rast, Murray përdori koleksionin e veprave të artit të pronarëve të shtëpive nga udhëtimet e tyre.
Sot është e lehtë të zgjedhësh bojë dhe orendi me ngjyra që do t'i afrohen frymëzimit tuaj.

Mure të bardha dhe pastaj luani me ngjyrat

Ende mund të krijoni një shtëpi shumëngjyrëshe pa lyer muret me ngjyra.
Në fakt, me këtë projekt të veçantë, Murray tregon se muret e bardha e lejojnë të luajë me ngjyrat dhe në këtë mënyrë mund të arredonte çdo gjë sipas ngjyrave që ajo dëshiron për ta bërë shtëpinë të dukej e ajrosur dhe e gjallë.
Edhe pse një sfond i bardhë është ideal për dekor dhe art, Murray thotë se nuk do të thotë se çdo dhomë duhet të ketë mure të bardha. Në mënyrë të veçantë, ajo pëlqen ngjyrat e lehta dhe të ëmbla kështu që ajo përdori një ngjyrë pastel për muret e dhomës së fëmijëve.

 Theksoni arkitekturën
Mos kini frikë të përdorni ngjyrën për të krijuar një pikë kryesore në një dhomë të caktuar. Kjo strategji në të vërtetë funksionon mirë kur një shtëpi ka shumë të bardhë, pasi një kontrast në ngjyrim nuk i jep jetë vetëm një hapësire, por gjithashtu mund të theksojë vizualisht një veçori të caktuar ose të krijojë një iluzion të ndarjes që nuk është fizikisht atje. Kjo është pikërisht ajo që bëri Murray në dhomën e ndenjes të këtij projekti ku një mur me theks gri tërheq vëmendjen dhe bën që ekrani i televizorit të bëhet një me murin.

Përdorni ngjyrat në dysheme
Dyshemetë shpesh janë sipërfaqja më e madhe e pandërprerë në një dhomë, ngjitur vetëm me muret prandaj është e rëndësishme të zgjidhni orenditë tuaja me mençuri. Ok një tapet i bardhë mund të jetë i bukur, por gjallëri dhomës do i japë vetëm një tapet me model dhe në këtë mënyrë mobiljet tuaja nuk do të duken sikur lundrojnë në hapësirë.
Murray është treguar e zgjuar në zgjedhjen e tapetëve për këtë shtëpi. Tapeti i dhomës së ndenjes është si deti dhe është përdorur për të dhënë qetësinë që të jep deti ndërsa lëkura e zezë nën tavolinën e ngrënies në kuzhinë përfaqëson tokën.

Gjeni një mënyrë për të ekuilibruar paletën tuaj
Ndonjëherë mënyra më e lehtë për t'u siguruar që një paletë ngjyrash do të funksionojë, është duke zgjedhur hije që ekuilibrojnë njëra-tjetrën me intensitet.
"Unë shpesh i shoh projektet si një pikturë abstrakte, ka disa ngjyrime që thjesht punojnë së bashku për të ngjallur një sens të harmonisë," thotë Murray.
Ky parim sigurisht është dhe në këtë shtëpi. Murray ishte në gjendje të përdorë tonet e xhevahirave sepse shumë nga pjesa tjetër e shtëpisë është e zezë, e bardhë dhe blu.
Murray luajti me ngjyrat në gjëra të vogla si kornizat e krevateve dhe mbulesat e shtratit për të kompensuar intensitetin që kishin ngjyrat e murit.
Murray thotë se muret dhe arredimi duhet të qëndrojnë bashkë. Nëse luan me ngjyrat në mur, nuk mund të eksperimentosh në arredim dhe anasjelltas.

Burimi:Apartmenttherapy\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë