Arredim

Mënyra për të dekoruar dhomat e fëmijëve

Kur arredoni dhomën e një fëmije, çdo detaj i vogël vlen të merret parasysh. Për shembull, ngjyrat. Dihet që bluja është ndër ngjyrat më të mira për një gjumë të mirë, kështu që është një përshtatje e mirë për dhomat e gjumit të fëmijëve, ndërsa vjollca përmirëson vëmendjen, duke funksionuar më së miri për zonat e studimit.

Për të krijuar një dhomë që fëmijët tuaj do ta duan përgjithmonë, duhet të përqendroheni në diçka që ata duan të bëjnë më shumë: të luajnë! Ndërtoni një mur që ngjitet ose rrëshqitje në kënd të shtratit. Mund të vendosni një qilim me lodra në mes të dhomës apo dhe ambiente të vogla për të luajtur.

Fëmijët janë grumbullues “natyralë” dhe ata kanë nevojë për një vend për të mbajtur të gjitha gjërat e tyre, kështu që një vend i tillë është thelbësore kur bëhet dekorimi i dhomës së fëmijëve.

Raftet janë gjithashtu të rëndësishme pasi duhet një vend për të futur gjithë lodrat e fëmijëve e në këtë mënyrë për të mbajtur dhomën të rregullt.

Gjithashtu mund të kufizoni sasinë e mobiljeve për të kursyer hapësirën në dysheme sidomos kur fëmijët nuk kanë nevojë për shumë mobilje në dhomë.

E rëndësishme është që në dhomat e fëmijëve të shfrytëzohet çdo hapësirë, qoftë kjo dhe në mure por gjithmonë duke pasur parasysh sigurinë e fëmijëve. Një hapësirë që prindërit mund të përdorin është dhe hapësira poshtë shtratit ku mund të fusësh rrobat e sezonit.

Dhoma e fëmijëve duhet të jetë e madhe pasi siç dihet, aty do mblidhen gjithë lodrat (që janë gjithmonë shumë dhe shumica janë lodra të mëdha) prandaj është mirë të ketë hapësirë për të gjitha gjërat pa qenë nevoja të jenë lodrat e fëmijëve nëpër shtëpi.

Shtrati është i rëndësishëm kur janë dy fëmijë në dhomë. Është mirë të jetë një shtrat dyshe për të kursyer hapësirën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë