Mode

Mënyra elegante për të kombinuar një çantë me ngjyra

Diçka është e sigurt! Pak vetë kanë guximin të blejnë çanta me ngjyra, kjo sepse është e vështirë të kombinohen dhe të dukesh elegante.
Çanta juaj nuk duhet të përputhet domosdoshmërisht me veshjen tuaj dhe ka disa mënyra ku mund të përdorësh një çantë blu apo të verdhë pa u dukur keq në sytë e të tjerëve.
Vishuni e gjitha me të bardhë
Është e vërtetë që e zeza shkon me gjithçka, por edhe e bardha! Ndonjëherë, e zeza me një ngjyrë të ndritshme është shumë e zymtë por e bardha duket fantastike edhe ndaj aksesorëve me ngjyrë.
Ktheni një veshje të thjeshtë në emocionuese

Imazh ilustrues

Ndonjëherë, na pëlqen të vishemi thjesht dhe të dukemi elegante. Këtë gjë mund ta arrijmë duke veshur rroba të thjeshta me një çantë me ngjyrë. Çanta e bën veshjen tërheqëse dhe e gjallëron.
E kuqja e ndezur kombinon me ngjyra të ftohta
Ju mund të mendoni se tonet e ftohta si blu dhe jeshile nuk do të kombinonin me një ton të kuq të ngrohtë por kjo nuk është e vërtetë. Ju mund të vishni xhinse blu me pallto të gjelbër dhe absolutisht do të dukeshit bukur nëse i kombinoni me një çantë ngjyrë të kuqe të ngrohtë.
Luaj me ngjyrat neutrale
Pavarësisht sa neutrale janë ngjyrat në veshjet tuaja, përsëri mund të keni një çantë shumëngjyrëshe dhe të mos duket shumë e çuditshme. Vetëm nëse vishni ngjyra të shumta të ndritshme, veshja do të fillojë të përplaset me çantën tuaj. Në vend të ngjyave, neutralja shton bukurinë dhe elegancën kështu që eksperimentoni.

Imazh ilustrues

Vishni rroba më të errëta se çanta
Nëse vishni një fund jeshil të errët, ju keni mundësinë të përdorni një çantë të verdhë për shembull.
Veshjet e errëta me një çantë me ngjyrë mund të shtojnë vërtet atë elementin ekstra dinamik.

Imazh ilustrues

Kombinoni të zezën dhe të verdhën
Nuk do të dukeni si një grerëz nëse e bëni këtë! Një çantë e verdhë elegante, ku mund të përdorni çdo nuancë të ngjyrës, mund të jetë kombinimi perfekt me një pallto ngjyrë të zezë, fustan të zi apo dhe xhinse të zeza.
Jepini ngjyrë një veshjeje njëngjyrëshe
Veshjet njëngjyrëshe janë elegante, por ndonjëherë mund të duket paksa e mbingarkuar si veshje. Prandaj një çantë neon ose me ngjyra të forta është e duhura për të tërhequr vëmendjen dhe për të theksuar pamjen.

Imazh ilustrues

Kombinojeni me një tjetër aksesor të ndritshëm
Nuk ka asnjë rregull që thotë se çanta duhet të jetë i vetmi aksesor me ngjyrë. Ndonjëherë një kapele, këpucët apo dhe një shall me ngjyrë të ndezur mund të kombinohen me çantën tuaj ose të jetë në kontrast me të. Të dyja mënyrat janë një kombinim i habitshëm dhe elegant. Çmenduni dhe vishuni plot ngjyra
Nëse jeni të guximshëm dhe është diçka e stilit tuaj personal, vazhdoni dhe tregoni guximin. Një çantë me ngjyrë do të jetë thjesht një aksesor më shumë në një veshje plot ngjyra.
Luaj me tonet pastel

Imazh ilustrues

Nëse ju pëlqejnë çantat me ngjyra, por keni frikë se mos janë shumë dhe bien në sy për keq, mund të provoni ngjyrat pastel, të cilat ndodhen diku midis një toni të ndritshëm dhe një neutrali. Për shembull, në vend të një trikoje blu, vishni një triko bojqielli.
Mundohuni t'i përshtatni këpucët me çantën Këpucët dhe çanta janë parë gjithmonë si dy aksesorë që duhet të kombinohen bashkë për të plotësuar veshjen. Për shumë vite, ky kombinim ka qenë rregull kur bëhej fjalë të dukesh elegante me një çantë me ngjyrë.

Imazh ilustrues

Mundohuni të kombinoni siluetën e çantës me veshjen Nëse keni veshur një kostum serioz, çanta duhet të ketë një strukturë perfekte edhe pse mund të jetë me ngjyrë të ndezur.
E njëjta gjë vlen edhe nëse keni një kostum sportiv ku mund të vendosni një çantë në shpinë dhe do dukeni bukur edhe pse çanta është blu neon.

Burimi: Her Beauty. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë