Shendet

Mënyra e lehtë se si Covid-19 përhapet nga udhëtimet me avion

Një grua e re së bashku me motrën e saj ishin duke udhëtuar nëpër Europë pikërisht në kohën kur pandemia e Covid-19 ishte në kulmin e saj. Më pas kur u largua nga Londra kishte dhimbje fytu, kollë dhe në kohën kur arriti në destinacion në shtëpinë e saj, 10 orë më vonë u identifikuan 15 njerëz me Covid-19 që ishin në avion.
Kjo histori është një nga dy të botuarat të Premten që demonstron se si koronavirusi mund të përhapet në fluturimet e linjave ajrore dhe duke treguar që thjesht distanca e njerëzve nuk do t'i mbrojë plotësisht ata.
Ajo shkoi në një spital tre ditë pasi u ul dhe doli pozitive për virusin. Më pas epidemiologët gjurmuan 217 pasagjerë dhe ekuipazh të cilët kishin qenë në fluturim me të dhe gjetën 12 pasagjerë të klasit të biznesit, dy pasagjerë të klasit ekonomik dhe një anëtar të ekuipazhit gjithashtu të infektuar. Ata thanë se nuk kishte ndonjë mënyrë tjetër të mundshme që ndonjë nga 15 pasagjerët të ishte infektuar.

"Rruga më e mundshme e transmetimit gjatë fluturimit është transmetimi i aerosolit ose pikave nga rasti i parë, veçanërisht për personat e ulur në klasë biznesi. Ne konkludojmë se rreziku për transmetimin në bord të SARS-CoV-2 gjatë fluturimeve të gjata është real dhe ka potencialin të shkaktojë grupe COVID-19 me madhësi të konsiderueshme, si ambientet e ulësve përtej distancës së përcaktuar e përdorur për kontaktin e ngushtë në aeroplanë" shkroi ekipi i Khanh.
Sipas tyre për sa kohë që COVID-19 paraqet një kërcënim global në mungesë të një testi të mirë për kujdesin, nevojiten masa më të mira për parandalimin e infeksionit në bord dhe procedurat e shqyrtimit të mbërritjes për ta bërë fluturimin të sigurt. Një rast tjetër ndodhi kur një çift fluturoi nga Boston në Hong Kong në 9 Mars. Ata të dy shfaqën simptoma dhe u diagnostikuan me koronavirus. Gjurmimi i kontaktit zbuloi se dy shoqëruesit e fluturimit ishin gjithashtu pozitivë për virusin.
Ekspertët tregojnë se renditja gjenetike e të gjtiha rasteve pasuese lidhej me rastin e parë. Sipas tyre gjenomat virale me gjatësi të plotë nga të katër pacientët ishin 100% identike.
Burimi:CNN/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë