Arredim

Mënyra e duhur për të shtuar ngjyra në shtëpinë tuaj

Disa prej nesh nuk janë më të mirët për të bërë ndryshime në arredim apo për të shtuar ngjyra në shtëpi. Për këtë vijnë në ndihmë dizejnues që kanë treguar disa mënyra për t'i dhënë jetë shtëpisë.
Lyej derën kryesore
Lyerja e derës kryesore krijon një hyrje të ngrohtë dhe një ambient mikpritës në shtëpinë tuaj. E verdha është një opsion i mirë ndërsa ngjyra e zezë mund të duket e çuditshme por është e rekomandueshme dhe bën ndryshimin.

Lyej tavanin
Një tavan i lyer krijon gjallëri dhe jetë. Psikologët thonë se lyerja e tavanit krijon idenë sikur ka shumë hapësirë në dhomë dhe njerëzit ndjehen sikur nuk janë të mbyllur midis katër mureve.

Pikturoni brendësinë e rafteve
Nëse jeni qiramarrës dhe pronari juaj nuk ju lejon të lyeni derën, lyerja e brendësisë së rafteve është një mënyrë e sofistikuar për të shtuar ngjyra në shtëpi dhe krijon një impakt tjetër.

Lyeni vetëm një anë muri
Lyeni një anë muri për të bërë ndryshimin ose nëse jeni të guximshëm, pikturoni plotësisht anën e murit ose mbusheni me piktura shumëngjyrëshe.

Blini një pajisje me ngjyrë në kuzhinë
Mund të blini frigorifer të kuq përshembull.
Kjo prirje është më e popullarizuar në Evropë për momentin dhe i jep kuzhinës një energji të gjallë. Kjo mund të jetë diçka më e guximshme sesa thjesht lyerja e një muri, por efekti përfundimtar e bën të vlefshme.

Zgjidhni mobilje me ngjyra
Shtimi i një ngjyre në karriget e vjetra mund të krijojë idenë sikur je në restorant e jo në dhomën tënde të ngrënies. Është një ndryshim i domosdoshëm dhe vetëm kur e bën arrin ta kuptosh këtë.

Varni disa pjesë arti në mur
Ndoshta ju keni një mik artist që është i talentuar në pikturë ose keni parë dikë në rrjetet sociale. Nëse nuk jeni të dhënë mbas ndryshimeve të mëdha, disa piktura të vogla në mur janë një mënyrë për të pasur një dhomë me ngjyra.

Vendosni lule nëpër shtëpi
Nëse nuk keni alergji, kjo është një mënyrë perfekte për të krijuar ambient me jetë si dhe për të pastruar ajrin. Vendosni lule nëpër shtëpi dhe përveçse një ide e bukur, ndihmon në gjendjen mendore.

Provoni perde me dy ngjyra
Shumica nga ne nuk e ka menduar diçka të tillë por perdet me dy ngjyra do ta ndryshonin totalisht shtëpinë. Mund të përdorni perde me ngjyra që qëndrojnë bashkë ose, nëse keni dëshirë të eksperimentoni, mund të luani më ngjyrat.

Kushtojini vëmendje gjërave të vogla
Është në rregull nëse muri apo dera e lyer ju duken ekstrem. Në këtë rast mund të provoni të vendosni në divan jastekë apo batanije me ngjyra.

Lyejeni në mënyrë që të kombinojë me një mobilje
Për shembull, nëse keni një divan modern të verdhë, provoni të lyeni murin me nuanca që theksojnë ngjyrën e verdhë. Kështu do të keni një pamje të bukur dhe aspak të ekzagjeruar.

Burimi: Her Beauty. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë