Moti

Mëngjesi me rreshje shiu, por në mesditë temperaturat stabilizohen

Vjeshta meteorologjike nisi me rreshje shiu për shkak të masave ajrore më të freskëta nga Europa veri-perendimore të cilat përfshinë vendin tonë në orët e para të ditës. Në orët në vijim moti do të stabilizohet, do jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të zbresin në mesdite  dhe përkatësisht do të jenë.
Zonat malore 16-29 gradë celsius
Zona e ulët 18-31 gradë celsius
Zona bregdetare 21-29 gradë celsius.

Meterologja e Gazetës “Si” bën me dije se ditën e mërkurë moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe zonën qëndrore, Temperaturat do të zbresin në mëngjes dhe do të ketë rritje të lehtë në mesditë.
Zona malore 12-29 gradë celsius
Zona e ulët 14-32 gradë celsius
Zona bregdetare 19-30 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë