Mode

Melania Trump, Zonja e Parë e Modës

Politika mund të ketë qenë e para dhe më kryesorja gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, por Melania Trump e përdori këtë udhëtim për të deklaruar veten si Zonja e Parë e Modës. 49-vjeçarja në çdo dalje publike është siguruar që të bëjë diferencën. Ajo gjithmonë ka zgjedhur markat e njohura të modës si Gucci dhe Dolce Gabbana. Që nga momenti kur u fut në bordin e Air Force One teksa nisej për në Londër, ajo u shfaq me një veshje prej 4,400 dollarë.

Sigurisht ajo nuk ishte kursyer kur vjen puna tek veshjet. Gjatë vizitës së saj në Shtëpitë e Luftës Churchill, u shfaq me një veshje që kushtonte rreth 72.100 dollarë, ndërsa e gjithë kostoja e veshjeve të saj javore shkon në 165,000 dollarë.


Stilistët e famshëm famshëm Lucas Armitage dhe Amber Gordon, themelues të Styling Tailored kanë llogaritur kostot e veshjeve të Zonjës së Parë të SHBA-ve.
Këmisha Gucci 4400 dollarë
Këpucë: Manolo Blahnik Nude Pumps, 665 dollarë
Rrypi: Ralph Lauren, çmimi i panjohur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë