Ngjarje

Meksikë, çifti i politikanëve të njohur humb jetën në aksident ajror

Një çift politikanësh të njohur në Meksikë kanë humbur jetën pasi avioni me të cilin udhëtonin pësoi një aksident duke u rrëzuar në tokë.

Guvernatorja e sapo betuar e shtetit meksikan Puebla, Marta Erika Alonso, humbi jetën në krah të bashkëshortit të saj, senatorit Rafael Moreno Valle Rosas, kur avioni u rrëzua në qytetin e vogël të Huejotzingo të hënën pasdite. Përveç tyre, dy pilotë dhe një pasagjer i tretë u vranë gjithashtu.

Alonso, 45 vjeçe, ishte betuar vetëm dhjetë ditë më parë në detyrën e saj të re, pasi autoritetet e pavarura zgjedhore përmbyllën të gjitha ankimimet.

Ndërkohë burri i saj Valle ishte gjithashtu ish-guvernatori i Pueblas dhe një figurë e shquar në Partinë Kombëtare të Veprimit në opozitë.

Si funksionarët federalë, ashtu edhe ata shtetërorë, kanë deklaruar nisjen e hetimeve mbi shkaqet e rrëzimit të avionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë