Media Galeri

Meksika feston përmes syve të stilistëve

Nga vitet 1910 deri në vitet 1960, pas trazirave politike dhe sociale të revolucionit meksikan, arti dhe dizajni grafik u përdorën si një mjet për të krijuar një vizion të përbashkët për një Meksikë të bashkuar. Artistët duke përfshirë Diego Rivera, Saturnino Herrán dhe Carlos Mérida krijuan vepra që do të zbukuronin postera, pulla, libra, revista, guida turistike dhe kartolina. Një libër i ri, “Mexico: The Land of Charm” bashkon 350 vepra të tilla arti, duke festuar historinë e pasur të artit dhe dizajnit të vendit, si dhe dyqindvjetorin e pavarësisë së Meksikës nga sundimi spanjoll.

“Libri mbledh ilustrime dhe printime që përfaqësojnë ‘çfarë është meksikane’,” thotë autori i tij, Mercurio López Casillas. “Ato janë rikrijime të një Meksike të idealizuar dhe plot ngjyra, të banuar nga njerëz që janë gjithmonë të lumtur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë