Ndërsa qeveritë në të gjithë botën garojnë për të vaksinuar popullatat e tyre, shkencëtarët në Japoni po eksplorojnë mënyra inovative të përdorimit të ilaçeve ekzistuese për të trajtuar pacientët me Covid-19.
Një ekip shkencëtarësh japonezë nga universitetet kryesore dhe institucionet kërkimore kanë zbuluar një ilaç anti-malarie i quajtur “mefloquine”, një derivat i hidroklorokinës, si një kurë efektive kundër SARS-CoV-2.
Shkencëtarët gjithashtu modeluan matematikisht efektivitetin e mefloquine për të parashikuar përdorimin e tij të mundshëm nëse aplikohet për të trajtuar Covid-19.
Ata llogaritën që mefloquina mund të zvogëlojë ngarkesën e përgjithshme virale në pacientët e prekur nën 70% dhe të shkurtojë kohën e nevojshme për të eleminuar virusin në 6 ditë.
Ky studim pritet t’i nënshtrohet provave klinike. Disa ilaçe të aprovuara, të tilla si hidroksiklorokina, lopinaviri dhe interferoni, tashmë janë vënë në përdorim klinik kundër SARS-CoV-2 pa përcaktuar efikasitetin e tyre
.
Vetëm Remdesivir, i cili u krijua për të trajtuar Hepatitin C, është aprovuar për përdorim klinik kundër Covid-19 të rëndë, megjithëse efektiviteti i tij është ende me mëdyshje nga ekspertët.
/The Independent/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje